Historia e një shqiptari në “Humans of New York”

Publikuar tek: bota, më 18:06 19-04-2015 Historia e një shqiptari në “Humans of New York” Punëtori shqiptar (majtas), shoku i tij (djathtas)

Humans of New York

“Ai erdhi nga Shqipëria në moshë të re dhe nuk fliste fare anglisht. Në 30 vitet e fundit të jetës së tij, ai ka bërë dy punë, në mënyrë që fëmijët e tij të edukohen në shkollat më të mira”, kështu e rrëfen një punëtor historinë e shokut të tij të punës nga Shqipëria.

Në fotografinë e Humans of New York (HONY) njëri është ulur dhe tjetri në këmbë, e duke gjykuar nga tiparet dhe mosha, punëtori shqiptar është ai me flokë të thinjura. Tek sa shoku i tij i punës prej më shumë se 16 vjetësh shprehet se “ai i ka mësuar shumë për jetën”.

“Nuk ka gjë të cilën ai nuk do ta bënte për familjen e tij. Para se ta takoja, unë nuk sakrifikoja kaq shumë vetë”, rrëfehet ai për shokun e tij shqiptar.

Fotografia e postuar në më pak se 2 orë, ka tërhequr më shumë se 100 mijë pëlqime dhe 4 mijë shpërndarje, në një nga faqet më të popullarizuara në Facebook, me mbi 2 milionë pëlqime ku fotografi Brandon sjell pjesëza nga historitë e banorëve të New Yorkut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0056378841400146
array(1) { ["section"]=> string(51) "historia-e-nje-shqiptari-ne-humans-of-new-york-9189" }