HISTORIA E SHQIPËRISË/ Paskal Milo: Librit të Bernd Fischerit i mungojnë shume dokumente thelbësore

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 27-05-2019 HISTORIA E SHQIPËRISË/ Paskal Milo: Librit të Bernd Fischerit i mungojnë shume dokumente thelbësore

I ftuar në emisionin KAPITAL në Vizion Plus me gazetarin Aleksandër Furxhi, historiani Paskal Milo ka bërë një kritikë shumë  serioze për mënyren se si historiani amerikan Bernd Fischer e ka shkruar historine e Shqipërisë gjatë luftës së dytë Botërore.

“Ai I Bernd Fischerit nuk është libri më i mirë për historinë e Shqipërise në Luften  II Botërore, sepse Fischerit i mungon një element thelbësor: mungesa e shfrytëzimit të dokumenteve të arkivave shqiptare… Në arkivat shqiptare ka shumë dokumente  që tregojne sesi është zhvilluar lufta…ai nuk ka shfrytëzuar asnje prej tyre”, është shprehur Milo

Megjithatë, Milo e vlerëson kolegun amerikan kur thotë : “Gjithesesi kemi të bëjmë me një libër shumë të mirë  sepse aty thuhen  shumë të vërteta të pranueshme si psh:  ai e ben shume të qartë kolaboracionizimin e Ballit Kombëtar. Nga ana tjeter ai  pranon edhe tezën e luftes civile. Ua them me shumë kompetence se Fischer nuk ka shfrytëzuar dokumentet shqiptare por vetëm ato amerikane, britanike dhe gjermane”.

Përse ne shqiptaret besojmë më shumë të huajt kur shkruajnë për historinë tone?

Milo përgjigjet:  “Kjo ka ardhur për shkak të antagonizmit të forte të palëve që jane përplasur në kohën e luftës dhe për fat të keq sepse kjo përplasje është transmetuar edhe sot, jo thjesht për arsye të trashegimise biologjike, por edhe për arsye politike.

Pra beteja e luftës botërore, vazhdon edhe sot e kësaj dite për t’i shërbyer  ndeshjes së  politike të ditës”

“Për këto arsye, është e vështirë për historianët shqiptare, përfshirë edhe mua, të jenë të besueshëm për njerez që kane marrë që në fillim një qendrim kundër luftë”

Gjithesesi vijon Milo “të shkruash historinë e nje vendi pa shfrytëzuar dokumentet vendase, nuk mund te pretendosh se ke bërë historinë më të mirë, me realizëm, sepse të mungojne shume dokumente  thelbësore që do ndriconin pozicionin e palëve”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1547429561615
array(1) { ["section"]=> string(104) "historia-e-shqiperise-paskal-milo-librit-te-bernd-fischerit-i-mungojne-shume-dokumente-thelbesore-165881" }