Ditën e sotme, u regjistrua viktima e pestë si pasojë e motit të keq dhe temperaturave që kanë arritur vlerat minimale.
Në Pogradec, u gjet i ngrirë nga i ftohti 38-vjeçari Anastas Renato Shuke. Drejtori i Spitalit Genti Çela ka konfirmuar se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e të ftohtit ndërsa newsbomb.al mëson detaje të trishta rreth jetës së viktimës.
38 vjeçari ishte një fëmijë i birësuar dhe ka jetuar me prindërit birësues derisa ata u ndanë nga jeta. Pas këtij momenti, ai jetonte krejt i vetëm ndërsa hera-herës dikush shkonte ta vizitonte dhe të përkujdesej për të.
Në kushte të vështira jetese dhe pa mjet ngrohës, 38 vjeçari e ka patur të pamundur t’i mbijetojë të ftohtit dhe është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen e Toplecit.