Historia e trishtë e lypses së vogël me sy jeshil, si e kontrollonte e ëma me flokë të kuqe; e rrëfen mësuesja korçare

Publikuar tek: aktualitet, më 15:09 30-03-2017 Historia e trishtë e lypses së vogël me sy jeshil, si e kontrollonte e ëma me flokë të kuqe; e rrëfen mësuesja korçare

Është një histori, që e ndeshim të gjithë çdo ditë. Madje, është kthyer në një situatë që nuk të bën më përshtypje sa herë ulemi në një kafene.

Është fjala për historinë e një vajze të vogël, lypsen që kërkonte lëmoshë në bar-kafenetë e qytetit, ndërsa kontrollohej nga jashtë nga e ëma.

Ngjarja është përjetuar nga një mësuese nga Korça, e cila rrëfen se si e afroi vogëlueshen me sy jeshil, siç e përshkruan ajo, dhe çfarë diskutuan së bashku, teksa e ftoi të ulej më të tavolinë.

Historia e plotë:

Në kafe me një lypsare.....

Rri gjithmonë në shëtitoren afër ish-bonbonerisë dhe erdhi të kërkonte si zakonisht, zgjati dorën tek hyrja e lokalit ngjitur me ushtarin e pa njohur, aty ku po pushoja me një miken time. Një vajzë me sy të gjelbër, pothuajse 10 vjeç, e veshur mirë jo si e vobektë.

“Teta, me jep ndonjë lek...”, më tha.

Eja ulu këtu me mua në tavolinë, i thashë. Ngurroi me një hije habie në fytyrë, nuk ishte mësuar me oferta të tilla, dinte mirë qëllimin e saj, ndoshta kuptonte se statusi nuk ja jepte të drejtën të ulej në kafe.

Erdhi, në fillim tepër e ndrojtur... e ula ngjitur me karrigen time, në çast vjen një nga punonjësit e bashkisë.

“Dil nga lokali”, tha ai. Është e ftuara ime, nuk erdhi të ulej vetë...ka problem??

Mblodhi supat duke prekur me qëllim kartvizitën që tregonte se ishte kujdestar i pedonales, u largua duke mbledhur surratin drejtuar nga ne, me trupin drejtuar nga do të shkonte. E pyeta… Çfare do të marrësh?

Po nuk di çfarë...

Po të sjell një pije freskuese, shijen zgjidhe vetë...

E mirë me luleshtrydhe e dua...kamarieri nje djalë i thatishëm, zeshkan, e fshehu mirë habinë kur e pa vajzën në tavolinë...kur po afrohej, vajza tha:

Ky do me nxjerrë jashtë, kështu bën çdo ditë...

Jo sot sepse po rri si të gjitha ne zonjushat e tjera...qeshi... Biseduam gjatë, midis të vërtetash më tha plot gënjeshtra për të justifikuar punën që bënte, por çdo fëmije dihet sa i zgjat gënjeshtra, pranoi që e detyronte e ëma e cila sillej rrotull e tensionuar nga meraku se çfarë po tregonte vajza e saj...

Ja ku është mami im...

Kohë ajo rrinte aty por e pa vonë...nuk dukeshin egjyptjanë. E ëma dukej që sapo u kishte hequr flokëve një bojë te kuqe. Folëm për shumë të pa thëna dje me sygjelbrën... në një kohë tjetër do të shkruaj më tepër lidhur me të pa thënat...

Noela Kita

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, arrestohet 21 vjeçari, në kërkim një tjetër
“T'i dorëzoni brenda natës së 15 prillit”, ultimatumi i Haki Çakos për policët »
Article Logic
Execution time: 0.013732194900513
array(1) { ["section"]=> string(122) "historia-e-trishte-e-lypses-se-vogel-me-sy-jeshil-si-e-kontrollonte-e-ema-me-floke-te-kuqe-e-rrefen-mesuesja-korcare-73604" }