Historia e veçantë, i vodhën medaljen, Artan Lame ia rikthen atë për të cilën atleti italian qau me dënesë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 11:13 26-05-2017 Historia e veçantë, i vodhën medaljen, Artan Lame ia rikthen atë për të cilën atleti italian qau me dënesë

Historia e atletit tetraplegjik Oskar de Pelegrin, që fitoi medaljen para-olimpike në lojrat “Londër 2012” por që më pas i'u vodh nga grabitësit shqiptar bëri bujë në mediat Italiane pak kohë më parë. Atleti Italian u shfaq në mediat italiane i trishtuar për këtë gjë që i kishte ndodhur, madje imazhet e tij duke qarë dhe me kutinë e medaljes bosh prekën italianët dhe jo vetëm, shkruan newsbomb.al.

Mund të duket paradoksale por medalja e atletit Italian përfundoi në Shqipëri por për fat të mirë qëlloi në duart e një prej koleksionistëve më të njohur në Shqipëri, Artan Lame. Koleksionisti shqiptar gjatë ceremonisë për dorëzimin e medaljes ambasadës Italiane, u shpreh se këtë medalje e kishte gjetur në një mënyrë fare rastësore gjatë kërkimeve të tij të zakonshme si koleksionist nëpër tregjet e mallrave të përdour. Pasi konstatoi se për çfarë bëhej fjalë ai u lidh në kontakt me amabasadën Italiane për t’ia kthyer sërish medaljen të zotit, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë për t’ia dorëzuar medaljen atletit Oskar de Pelegrin është angazhuar amabasada Italiane në Tiranë, shkruan newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041238069534302
array(1) { ["section"]=> string(110) "historia-e-vecante-i-vodhen-medaljen-artan-lame-ia-rikthen-ate-per-te-cilen-atleti-italian-qau-me-denese-80034" }