HISTORIA PREKËSE/ Babai për vajzën: Në shtëpi e mbuloja me plastmas që mos e lagte shiu, më kërkoi një arush kur ishte 6 vjeçe por s’kisha mundësi t’ia blija, po ia sjell sot për ditëlindje

Publikuar tek: aktualitet, më 18:21 29-11-2020 HISTORIA PREKËSE/ Babai për vajzën: Në shtëpi e mbuloja me plastmas që mos e lagte shiu, më kërkoi një arush kur ishte 6 vjeçe por s’kisha mundësi t’ia blija, po ia sjell sot për ditëlindje Babai i dhuron vajzes arushin qe nuk mundi t'ia dhuronte kur ishte e vogel per shkak te pamundesise financiare

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një baba i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe problemet që ka hasur ai dhe familja e tij për shkak të varfërisë.

Ai tregon se ishin të varfër dhe kishin një shtëpi shumë të shkatërruar dhe sa shi binte jashtë, binte dhe brenda. Madje ai tregon se vajzën e tij Rajmondën e mbulonte me plastmas natën që të mos lagej nga shiu.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për lidhjen tënde me Rajmondën.

Besniku: Rajmondën e kam vajzën e parë, ishte gëzimi i parë i jetës sime e cila erdhi në jetë në një kohë të shkurtër kur vdiq dhe vëllai im. Ishim shumë fukarenj dhe për arsye të fukarallikut na i prenë dhe dritat 9 muaj që korenspondoi me lindjen e vajzës. Mëngjes për mëngjes gruaja ia pastronte hundët nga tymi i qiriut. Në atë koha bleva një shtëpi me dy dhoma, lekët i mora borxh. Shtëpia ishte copë copë, sa shi binte jashtë, aq shi binte dhe brenda. Për dy vajzat sigurova një krevat marinari që i vija në gjumë në darkë dhe kur binte shi, vajzës i vija dhe një plastmas për ta siguruar që mos i binte uji sipër. Në mëngjes kur ngrihej, ishte lagur tapeti, rrugica.

Ardit Gjebrea: Ti ku punoje?

Besniku: Punoja në Durrës, bujk, gruaja në shtëpi. Dalëngadalë shyqyr Zotit vajzat u rritën dhe në jetë erdhën dhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe djalin e kam të fundit dhe është në klasën e parë. Rajmonda u rrit, filloi klasën e parë me rezultate shumë shumë të mira. Nuk kërkonte asnjëherë lekë si shoqet e veta. Nuk më thoshte asnjëherë o bab kam parë atlete të mira, pandallona të mira. Monda filloi të rritej, shoqet e veta festonin ditëlindjen, unë isha veti i katërt, 12 milion lekë borxh nuk i thonë pak në atë kohë dhe nuk isha në gjendje t’ja festoja asnjëherë ditëlindjen. Ecën vitet, Rajmonda me rezultate shumë të mira, përfundoi 9-vjeçaren dhe arrita ta regjistroja tek gjimnazi “Sami Frashëri”.

Ardit Gjebrea: Si ja bëje për t’i veshur, ushqyer, deri në çfarë niveli shkonte?

Besniku: Çfarë të them unë, ato që më sillnin ato i vishja, por jo vetëm Rajmondës, por të gjithë fëmijëve. Pra gjërat që na falnin, sillnin atletet, këpucët kushërinjtë.

Ardit Gjebrea: Po ditën e parë të shkollës?

Besniku: Do zgjidhnim më të mirat nga ato që na kishin sjellë.

Ardit Gjebrea: Rajmonda e vazhdoi shkollën deri në fund apo jo?

Besniku: Po deri në fund edhe universitetin për Gjuhë të huaj. Rajmonda filloi të bënte dhe shkollën dhe punën, të dyja. Në vitin e parë gjimnaz aplikoi për Call Center por nuk e pranuan se ishte poshte moshës dhe vitin e dytë punonte pasdite me 4 orë, i siguronte lekët vetë, i ruante, nuk i prishte. Harrovë të ta them që lekët që i jepja unë, 5 qind lekëshin, siç ia jepja në mëngjes ma sillte prap në darkë.

Besniku tregon dhe një rast që i ka ngelur peng për të gjithë jetën. Hera e vetme që vajza i kishte kërkuar diçka ishte në moshën 6 vjeç kur kishte parë një arush, por nuk mundi t’ja blinte dot. Për ditëlindjen e saj, ai i ka blerë arushin dhe një tufë me trëndafila për t’i kërkuar falje.

Besniku: Punoi në shkollë të mesme, punoi në shkollën e lartë dhe pa mbaruar shkollën e mesme e martova.

Ardit Gjebrea: Si ta bëri zemra?

Besniku: As vetë nuk e di, edhe dritat në shtëpi nuk më dukeshin sikur ndriçonin njësoj sikur ishte Rajmonda. Edhe sot e kësaj dite kur hyj në shtëpi më duket bosh.

Ardit Gjebrea: Tani më trego çfarë është ky arush, se lutet i kuptoj, po arushi është për të vegjël, ajo tashmë është martuar.

Besniku: Ishim tek Stacioni i Trenit, po vinim nga dajat e Mondës kur ajo ishte diku tek 6-7 vjeç. Përballë stacionit të autobuzave është një dyqan që shiten arusha dhe i thotë nënës së vetë që dua një arush duke qarë. Ishte rasti i parë dhe i fundit sepse nuk ka kërkuar më asnjë gjë mbas asaj dite. E mori nusja me përkëdheli dhe e solli tek shtëpia, nuk ia blemë sepse nuk kishim kushte. Më ka bërë shumë krenar, është shumë e sjellshme. I ka ngelur në mendje që nuk ia kam blerë atë arushin dhe tani para dy muajsh ma ka kujtuar, më tha o bab a të kujtohet puna e arushit tek Stacioni i Trenit?

Rajmonda bëhet pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe kur e kupton se e ka ftuar i ati, ajo shpërthen në lot. Babai i kërkoi falje vajzës që nuk ia kishte plotësuar kushtet ashtu siç duhej prej varfërisë, ndërsa vajza mes lotëve thotë se është rritur në një familje që çdokush ose çdo fëmijë i pasur do donte të rritej sepse elementi kryesor që e formon njeriun është dashuria, respekti dhe rregulli që nuk i ka munguar kurrë kjo gjë në familje. Rajmonda shprehet se i ati duhet të ndihet shumë krenar dhe jo fajtor sepse e ka edukuar në mënyrën më më të përsosur. Sipas saj nuk janë vlerat materiale të cilat të japin forcë, guxim dhe energji.

Videot nga TV KLAN:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të parë në Shqipëri/ Koncert ONLINE për 'Natën e Bardhë', ja cilët ARTISTË performojnë (VIDEO)
Gjendet i plagosur me armë zjarri një person në Urën Vajgurore »
Article Logic
Execution time: 0.010040998458862
array(1) { ["section"]=> string(192) "historia-prekese-babai-per-vajzen-ne-shtepi-e-mbuloja-me-plastmas-qe-mos-e-lagte-shiu-me-kerkoi-nje-arush-kur-ishte-6-vjece-por-s-kisha-mundesi-t-ia-blija-po-ia-sjell-sot-per-ditelindje-229560" }