Historia prekëse e babait që humbi 8 djem dhe ka vetëm një vajzë, ja pse i kërkoi falje sot (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:41 19-02-2017 Historia prekëse e babait që humbi 8 djem dhe ka vetëm një vajzë, ja pse i kërkoi falje sot (Video)

 

Prindërit për fëmijët bëjnë gjithçka duke i plotësuar çdo dëshirë të tyren. Niko është një baba që ka humbur tetë djem dhe e vetmja që i ka mbijetuar është vajza, të cilës s’ia ka thënë kurrë fjalën “Jo”. Por pesë vite më parë ka ndodhur diçka, që solli këtë baba në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emsionin “E Diela Shqiptare” moderuar nga Ardit Gjebrea. Vajza e tij Eva është 20 vjeçe dhe vazhdon studimet në degën e Gjeografisë këtu në Tiranë. Një histori që i ngjason skenarëve të filmave, një bote surrealiste është jeta e Nikos dhe gruas së tij, Valentinës.

“Jam martuar në vitin 1987 me Valentinën ku më është dashur ta rrëmbeja në atë kohë, pasi unë kisha “biografi të keqe” sipas regjimit të asaj kohe. Në atë periudhë banoja në fshat dhe gruaja lindi një djalë. U gëzuam shumë të gjithë, por pas dy ditësh marr vesh lajmin e keq, që fëmija kishte vdekur. Ishte një dhimbje e madhe. Më pas e kaluam këtë situatë dhe gruaja ime ngeli sërish shtatzënë, ku kishte dy binjakë. Pas tre ditësh kur lindi, fëmija i parë ndërron jetë. Pas pesë ditësh kur shkova në spital të nxirrja gruan, më del doktori përpara e më thotë që edhe fëmija tjetër vdiq. Ishte e padurueshme…”

Niko ka humbur gjashtë djem deri në momentin kur erdhi në jetë Eva. Gruaja i ishte lutur që në këtë lindje të mos shkonte më në maternitetin e Korçës, pasi kishte dalë gjithmonë pa fëmijë në krah. Niko niset drejt Ersekës sëbashku me gruan dhe doktor Jani i premtoi se do t’i gëzonte me këtë fëmijë dhe ashtu ndodhi. Ai çdo ditë jetonte me ankth se një tjetër lajm i hidhur do të vinte për lindjen e rradhës të Valentinës. Fëmijët e tyre kanë jetuar deri në pesë ditë.  Pas ardhjes në jetë të Evës, dëshira e këtyre dy prindërve ishte që të mos e linin pa një vëlla ose motër atë. Por fati nuk deshi, që ata të gëzoheshin me fëmijë të tjerë. Sërish humbën dy djem duke e çuar në tetë numrin e tyre. Një pikëpyetje e madhe ngrihej se pse pikërisht djemtë e këtij çifti sapo vinin në jetë nuk jetonin.

“Doktori në Greqi më ka shpjeguar se nëqoftëse është djalë do të marrë kontakt dhe qelizat e tij me ajrin e përpijnë fëmijën.

“Doktori në Greqi më ka shpjeguar se nëqoftëse është djalë do të marrë kontakt dhe qelizat e tij me ajrin e përpijnë fëmijën.

Por pse e keni thërritur vajzën?

Kur vajza u bë tre vjeçe unë punoja në Greqi dhe ikja e vija shpesh. I sillja pako të mëdha me çokollata, çdo gjë që kërkonte ia blija. Kur ajo ishte në klasën e shtatë unë punoja faturues elektriku dhe shikoj vajzën që kishte lidhur një bluzë rreth belit dhe po ecte sëbashku me shoqet e saj. Unë kur iu afrova e kam goditur vajzën.

Po pse e goditët, pse kishte lidhur bluzën ashtu?

Them se isha i lodhur nga nervat, hallet, problemet, ekonomia të gjitha këto. Nuk di pse kam vepruar në atë mënyrë. Ajo më thoshte gjithmonë se ti babi kur nxehesh e kalon masën. Më ka ngelur si brengë dhe ndaj kam ardhur sot këtu. E dua aq shumë saqë edhe jetën jap për të. Unë dua t’i kërkoj falje për këtë gjë dhe dua që ajo ta fshij nga kujtesa atë moment. Duke qenë se unë nuk i them kurrë “jo”, kam frikë se mos bie pre e gabimeve dhe nuk dua të më thotë më pas që pse nuk më the njëherë jo. Unë nuk marr dot guximin t’i them jo që nga ajo ditë. Madje para disa kohësh më kërkon një celular të shtrenjtë. Unë jam me një rrogë 30 mijë lekë të reja dhe jam futur në kredi bankare për t’ia blerë. Unë rrija me orë të tëra në punë që t’ia laja kredinë dhe asaj nuk ia thoja pse rrija kaq orë në punë.

A të të jap unë një ide si ti thuash njëherë “jo” vajzës? Duke qenë se ajo vazhdon studimet këtu në Tiranë thuaji që nuk t’i mbuloj dot shpenzimet dhe duhet të kthehesh në Korçë.

Po do t’i them që të thyej akullin, por në fund do t’i them që babai do të mbaj me çdo gjë.”

Eva vjen në studion e “E Diela Shqiptare” tek rubrika “Ka një mesazh për ty” për të parë se kush është personi që e ka thirrur.

“Zemra e babit, ti e di që unë të dua jashtë mase dhe në rradhë të parë dua të kërkoj falje që të kam goditur njëherë kur kishe vendosur një bluzë në bel.

Unë nuk e mbaj mend! E di që atij i ka mbetur merak se ma ka thënë shumë herë, por që unë nuk e mbaj mend këtë moment.

Dua të të them edhe diçka tjetër duke qenë se i di kushtet tona familjare. Unë nuk kam mundësi të të mbaj në shkollë dhe të kërkoj të kthehesh në Korçë.

E gjitha ishte një shaka për Evën, por ashtu sikurse babai nuk i thotë kurrë “Jo” vajzës edhe ajo nuk i tha “Jo” atij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Gjykim për shpifje", reagon deputeti demokrat pas deklaratës së KQZ-së: Nuk kam patur asnjë dijeni
Sherr prej “Çadrës së Lirisë”, të rinjtë e PD-së dhunojnë bashkëmoshatarin (Ngjarja, Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.011656045913696
array(1) { ["section"]=> string(102) "historia-prekese-e-babait-qe-humbi-8-djem-dhe-ka-vetem-nje-vajze-ja-pse-i-kerkoi-falje-sot-video-69233" }