Historia rrëqethëse: Burri i dehur e hodhi nga kati i dytë kur ishte shtatzanë, djali i shpëtoi jetën (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:23 18-01-2019 Historia rrëqethëse: Burri i dehur e hodhi nga kati i dytë kur ishte shtatzanë, djali i shpëtoi jetën (VIDEO)

Ishte dhjetori i vitit 2017 kur bashkëshorti i Sine Koldashit vjen në shtëpi në gjendje të dehur dhe pasi godet gruan 5 muajshe shtatëzanë, ajo bie nga kati i dytë duke humbur menjëherë fëmijën si pasojë e rënies nga lartësia.

Babai i 5 fëmijëve e lë bashkëshorten të shtrirë në oborr dhe shkon përsëri në lokal.

Fatmirësisht është djali, i cili pasi pa mamanë të mbuluar me gjak. I merr telefonin nga xhepi dhe lajmëron ploicinë, e cila vjen menjëherë në vendngjarje.

"Varfëria në kulm. Kam 5 fëmijë. Jam e vetme, burrin në burg. Nuk kanë ku të hanë.Bashkëshorti është në burg pasi unë isha shtatzanë pas 5 fëmijëve, ai erdhi i dehur, më gjuajti dhe unë e humba fëmijën. Më gjuajti me grusht, unë rashë nga ballkoni dhe humba fëmijën. Djali 11 vjeç ka marrë në telefon policinë dhe u ka thënë mami më ka vdek, bebi më ka vdek.E kanë marrë burrin tek lokali policia dhe e kanë çuar në burg. Është dënuar 3 vjet e 6 muaj".

Po cila është frika më e madhe e saj kur bashkëshorti do të jetë përsëri i lirë?

"Kam frikën e djalit se mos ma vret djalin. Djali e futi në burg. Por djali bëri veprimin më të mirë se më shpëtoi jetën, po të mos vinte policia do të vdisja në oborr".

Kur kthehet pas në kohë, Sine Koldashi, kujton sesi fshihej në pemë për të shpëtuar nga dhuna e të shoqit.

"Kur vinte i pirë, ikja nga dritarja dhe hipja në pemë. Fikja dhe automatin, nuk shihte. Qëndroja deri sa ta zinte gjumi tek pema në oborr.Nganjëherë vinte rrotull pemës për të më kërkuar por unë isha në majë.Qëndroja katër orë, pesë orë, binte shi, ishte ftohtë, ngricë".

Por megjithëse shpëtoi nga dhuna, varfëria ka mbetur po aty. Nëna e 5 fëmijëve tregon se nuk përfiton ndihmë ekonomike për shkak të sistemit të famshëm të pikëzimit.

"Fukarallëku në kulm, pa ngrënë, pa pirë. Me 5 fëmijë ku të shkoj, jam pa bukë.Kam nevojë që fëmijët të kenë bukën e gojës, të mos qajnë për bukë.Të vënë dorën në zemër". /Emisioni BOOM

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen për herë të parë FOTOT: Mehmet Shehu në krevat me plumb në gjoks (Pamje të rënda)
Vazhdon operacioni I BUJSHËM Vol-vo 4, Forcat Speciale arrestojnë 48 vjeçarin e rrezikshëm nga Shijaku (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011682033538818
array(1) { ["section"]=> string(112) "historia-rreqethese-burri-i-dehur-e-hodhi-nga-kati-i-dyte-kur-ishte-shtatzane-djali-i-shpetoi-jeten-video-149371" }