Historia, si përfshinë në trafikun e hashashit një kamionist, tre kushërinj. Prokuroria kërkon 41 vite burg

Publikuar tek: aktualitet, më 13:18 01-12-2015 Historia, si përfshinë në trafikun e hashashit një kamionist, tre kushërinj. Prokuroria kërkon 41 vite burg Pamje te marra nga Ora News nga operacioni i 19 gushtit 2015, ne kamionin qe po nisej nga Porti i Durresit

Tre kushërinj i kishin kërkuar shoferit të një kamioni, shtetasit me iniciale F.D që të udhëtonte drejt Italisë për të marrë disa arka me verë në një kantinë në Breshia. 

Kështu, shoferi F.D, mëngjesin e 19 gushtit 2015, i shoqeruar nga shtetasi Muhamet Demrozi udhëtoi nga Durrësi në drejtim të Vorës për të marrë kamionin. Më pas u rikthye në Durrës dhe nëpërmjet portit detar, është përgatitur të imbarkohet në tragetin e linjës për në Itali. Por gjatë një kontrolli policor, në kamion është konstatuar dhe gjetur lënda narkotike dhe për këtë është shoqëruar fillimisht shoferi i mjetit, i cili ka dhënë detajet që më tej u zbardhën gjatë hetimit.

Kjo është historia e tre kushërinjve Muhamet Demrozi, Bashkim dhe Agim Demrozi, për të cilët, prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar 41 vite burg, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të mbetur në tentativë, për një sasi prej 330 kilogramë cannabis sativa të ngarkuara në kamion mallrash.

“Në përfundim të hetimeve dhe më tej në gjykim, rezultoi e provuar se shtetasit Demrozi kanë siguruar lëndën narkotike nga Ermal Lushi dhe, për të realizuar trafikimin, kanë përdorur shoferin F.D., i cili rezultoi të mos kishte dijeni për lëndën narkotike” thuhet në njoftimin e prokurorisë së krimeve të rënda.

Nga të pandehurit, aktualisht është i arrestuar vetëm shtetasi Muhamet Demrozi, i cili gjatë hetimeve dhe në gjykim ka tentuar të shmangë nga përgjegjësia ligjore kushërinjtë e tij. Në deklarimet e dhëna, shtetasi Muhamet deklaron se lëndën narkotike e ka siguruar nga një shtetas me emrin “Çimi” dhe është kujdesur vetë për të sistemuar në kamion lëndën narkotike.

Gjithësesi, sipas njoftimit të prokurorisë, rezultoi e provuar se shtetasi Muhamet Demrozi ka vepruar në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, Bashkim dhe Agim, si edhe me shtetasin Ermal Lushi.

Në fillim të procesit, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar për shtetasit Muhamet, Bashkim dhe Agim Demrozi, ndërkohë që nuk u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar për shtetasin Ermal Lushi, për të cilin po vijon gjykimi me procedurë normale gjykimi.

Në përfundim të procesit gjyqësor për shtetasit Demrozi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin, si më poshtë:

1.            Muhamet Demrozi të dënohet me 15 vjet burgim

2.            Bashkim Demrozi të dënohet me 13 vjet burgim

3.            Agim Demrozi të dënohet me 13 vjet burgim

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptarët e Kosovës arrestohen për terrorizëm, truri i Celulës kërcënoi ish-ambasadoren amerikane Jacobson (VIDEO)
Këngëtarja Gerta Heta lind, por i mbijeton vetëm njëra nga binjaket. Ja falenderimi që të përlot për stafin e maternitetit »
Article Logic
Execution time: 0.0122230052948
array(1) { ["section"]=> string(110) "historia-si-perfshine-ne-trafikun-e-hashashit-nje-kamionist-tre-kusherinj-prokuroria-kerkon-41-vite-burg-26688" }