Historia tronditëse e Yeonmi Park, vajzës që u arratis 13 vjeçe nga Korea e Veriut për në Kinë, atje u shit 200$

Publikuar tek: bota, më 19:07 29-09-2020 Historia tronditëse e Yeonmi Park, vajzës që u arratis 13 vjeçe nga Korea e Veriut për në Kinë, atje u shit 200$ Yeonmi Park

Historia që do ndajmë me ju më poshtë është historia e Yeonmi Park, vajzës së guximshme që kur ishte 13 vjeçe u arratis nga Korea e Veriut.

Park u privua gjatë fëmijërisë së saj dhe u detyrua të rritet shumë shpejt në rrethana të tmerrshme. Kur ajo u kontrabandua nga Koreja e Veriut ajo shpresonte për një jetë më të mirë, por gjërat vetëm u përkeqësuan.

Kjo është historia e saj:

"Kam parë mamanë time të përdhunohet, ju nuk mund ta imagjinoni. Kim Jong Un është një vrasës. Të thoje një gjë të gabuar apo të ndryshme, mund të të merrte jetën. Unë u arratisa kur isha 13 vjeçe. Nuk e dija çfarë ishte liria. U arratisa me një fuçi orizi. Babai im u dërgua në kamp pasi u akuzua për tregti të paligjshme. Edhe pse shiste sheqer, koper, oriz, për të na ushqyer. Ata e kapën dhe e futën në burg për 10 vjet. Ne po vdisnim urie. Unë me mamanë gjetëm një grua që na tha se mund të kalojmë në Kinë. Ne kaluam malin, kaluam një lumë të ngrirë. Kishte truproja çdo 100 metra që ruanin dhe qeni që lehte, dhe rezikonim të qëlloheshim nga rojet. Ishte shumë frikë. Mendova se do qëllohesha, por fatmirësisht shpëtova. Kaluam në Kinë. Kur u arratisa në Kinë, kuptuam që ishim të shitura, unë me mamanë. Ishim shitur te një burrë. Isha fëmija dhe duhet të sillesha si e rritur. Mamaja ime u shit për 65$ ndërsa unë për 200$. Isha më e shtrenjtë se ajo sepse isha e virgjër dhe më e re. Ai burri më tha që nëse bëhesha prostitutë mund të bëja paa që të shpëtoja mamanë dhe babanë. Kështu u detyrova që të bëhesha prostitutë, si e vetmja mënyrë që të shihja prapë familjen time. Babai im ishte 45 vjeç. U torturua shumë në kampin e Koresë. Në Kinë nuk mund ta çonim në spital dhe ai vdiq. Ai më tha që t'i premtoja që nuk do e vrisja kurrë veten. Sepse jeta është një dhuratë dhe kurrë nuk duhet të dorëzohesh".

Ndiqni për më shumë videon e mëposhtme:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011909008026123
array(1) { ["section"]=> string(130) "historia-tronditese-e-yeonmi-park-vajzes-qe-u-arratis-nga-korea-e-veriut-per-ne-kine-kur-ishte-13-vjece-atje-u-shit-per-200-222145" }