Historiani: Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime të jetë lajm i rremë?

Publikuar tek: aktualitet, më 16:12 21-07-2019 Historiani: Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime të jetë lajm i rremë?

Historiani Arben Llalla ka reaguar për lajmin e vrasjes së biznesmenit Festim Latos.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Llalla shprehet se mund të jetë një ‘fake news’, duke përmendur disa arsye.

Sipas historianit, lajmi për vdekjen së Latos e shkroi Ali Aliu, një mashtrues, i cili para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklaroi që vëllai i i tij, Toni ra dëshmor në Çamëri, kurse Toni-dëshmori pinte birra në Gjermani.

Statusi i plotë:

Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime si fake news?

Sepse, sipas familjarëve Festimi ka 3-4 ditë që nuk ka folur në telefon me askënd nga të afërmit e tij. Kjo gjë mund t’i ndodhë çdo kujt që mos të flasë me familjen, qoftë edhe një javë.

Vëllai i tij, Xhemil Lato deklaroi se policia holandeze e paska marë në telefon. Kjo gjë nuk asnjë gjasë të ndodhë, sepse Policia e Holandës do të merrte në telefon si fillim Ambasadën e Shqipërisë dhe jo drejtpërdrejtë familjen. Këto janë disa procedura ligjore.

Policia e Shqipërisë me gjithë atë arsenal informativ nuk paska asnjë lajm nga policia e Hollandës?

Lajmin për vdekjen e Festimit e shkroi Ali Aliu, një mashtrues, i cili para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklaroi që vëllai i i tij, Toni ra dëshmor në Çamëri, kurse Toni-dëshmori pinte birra në Gjermani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068020820617676
array(1) { ["section"]=> string(88) "historiani-perse-lajmi-per-vrasjen-e-festim-latos-ka-dyshime-te-jete-lajm-i-rreme-172874" }