Historike: Ekipi gjerman e nisi nga liga e tretë, sot u kualifikua në gjysmëfinalen e “Champions”

Publikuar tek: sport, më 23:37 13-08-2020 Historike: Ekipi gjerman e nisi nga liga e tretë, sot u kualifikua në gjysmëfinalen e “Champions”

Leipzig sot arriti një fitore historike duke u kualifikuar për herë të parë në histori në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ekipi gjerman që vjen nga qyteti i vogël gjerman me 600 mijë banorë ka bërë historinë sonte duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Kujtojmë se kjo skuadër para gjashtë viteve luante në Ligën e Tretë të Gjermanisë.

Ishte pikërisht sezoni 2013/14 kur Leipzig nga Liga e Tretë ishte promovuar në Bundesliga 2 ku kishte luajtur dy sezona.

Nga viti 2016 Leipzig për katër vite arriti që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ky pa dyshim që është një sukses i jashtëzakonshëm i Leipzig, pasi që një gjysmëfinale në Champions shumë skuadra të mëdha luftojnë me vite për të shkuar, por ata e arritën atë pas katër viteve.

Sigurisht, për këtë më meritori, sipas mediave gjermane është trajneri i kësaj skuadre Julian Nagelsmann.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095629692077637
array(1) { ["section"]=> string(100) "historike-ekipi-gjerman-e-nisi-nga-liga-e-trete-sot-u-kualifikua-ne-gjysmefinalen-e-champions-217064" }