HISTORIKE/ Kosova miraton Rezolutën që dënon krimet serbe gjatë luftës dhe i quan për herë të parë 'GJENOCID'

Publikuar tek: rajon, më 20:44 16-05-2019 HISTORIKE/ Kosova miraton Rezolutën që dënon krimet serbe gjatë luftës dhe i quan për herë të parë 'GJENOCID'

Kuvendi i Kosovës ka miratuar pasditen e sotme Rezolutën që dënon krimet serbe gjatë luftës së Kosovës, ndërsa për herë të parë i quan këto krime Gjenocid.

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro Rezolutën, ndërsa një pikë tjetër shumë e rëndësishme e saj është se kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës

Për miratimin e kësaj Rezolute ka reaguar dhe presidenti Hashim Thaçi i cili shprehet se tashmë që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, duhet gjetur mënyra e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime ndaj Kosovës.

'E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë', shkruan Thaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066578388214111
array(1) { ["section"]=> string(113) "historike-kosova-miraton-rezoluten-qe-denon-krimet-serbe-gjate-luftes-dhe-i-quan-per-here-te-pare-gjenocid-164610" }