Historike në Maqedoninë e Veriut, zgjidhet një shqiptar president i Federatës së Futbollit

Publikuar tek: sport, më 16:08 17-03-2019 Historike në Maqedoninë e Veriut, zgjidhet një shqiptar president i Federatës së Futbollit

Futbolli maqedonas dhe klubet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duket se nuk do të kenë më problemet politike që kanë pasur deri më tani duke qenë se për herë të parë në histori është zgjedhur një shqiptar presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Muhamed Sejdini ia ka dalë që të triumfojë në zgjedhjet për presidencën e Federatës, ku megjithëse ishte kandidati i vetëm në listë, ka pasur edhe kontestime nga anëtarët që kishin të drejtën e votës.

Nga 96 delegatë që duhet të votonin, të pranishëm në zgjedhje kanë qenë 90 ndërkohë që 8 delegatë kanë votuar kundër zgjedhjes së tij, shifër kjo që nuk e ka ndikuar në fitoren e Sejdinit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023397922515869
array(1) { ["section"]=> string(96) "historike-ne-maqedonine-e-veriut-zgjidhet-nje-shqiptar-president-i-federates-se-futbollit-156802" }