Historike/ Numërohen 99% e votave në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët me 32 vende në Parlament

Publikuar tek: rajon, më 16:48 16-07-2020 Historike/ Numërohen 99% e votave në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët me 32 vende në Parlament Sela - Ahmeti

Në Maqedoninë e Veriut janë përpunuar 99% e rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe rezulton se partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë në Parlament.

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë nga sa kishte herën e kaluar. Numrat e kësaj partie mendohet të jenë vendimtare për qeverinë e re.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 12 mandate deputetësh.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë. Ndërsa Partia Demokratike e kryesuar nga Menduh Thaçi mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010019063949585
array(1) { ["section"]=> string(97) "historike-numerohen-99-e-votave-ne-maqedonine-e-veriut-shqiptaret-me-32-vende-ne-parlament-214021" }