Historike! Për herë të parë Shqipëria kualifikohet në festivalin ndërkombëtar të SOS, kush është i riu jetim që na përfaqëson

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:36 25-06-2020 Historike! Për herë të parë Shqipëria kualifikohet në festivalin ndërkombëtar të SOS, kush është i riu jetim që na përfaqëson Alfred Muharemi

Alfred Muharemi, i riu i SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri është nominuar në tetë finalistët e çmimit ndërkombëtar Hermann Gmeiner Award 2020.

Alfredi, është rritur pa kujdesin prindëror, së bashku me motrat e vëllezerit e tij SOS. Ai ka realizuar mjaft projekte humane dhe sociale me ndikim për fëmijët pa kujdes prindëror ne vend.

Dëshira e Alfredit, është që këtë çmim ta sjellë në Shqipëri, për të dhënë mesazhin se ky vend është me tradita të hershme humane. Vetë jeta e Alfredit ka ndryshuar falë humanizmit.

Prandaj, ai i bën thirrje të gjithëve të votojnë, për të valvitur flamurin kuq e zi.

Kjo është hera e parë që Shqipëria në 70 vite të themelimit të SOS Kinderdorf Internationale, rrjet i shtrirë në 136 shtete dhe 559 Fshatra SOS, kualifikohet në finalen e madhe.

Linku i votimit: https://www.sos-childrensvillages.org/who-we-are/hermann-gmeiner-award/2020-hermann-gmeiner-award

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085771083831787
array(1) { ["section"]=> string(130) "historike-per-here-te-pare-shqiperia-kualifikohet-ne-festivalin-nderkombetar-te-sos-kush-eshte-i-riu-jetim-qe-na-perfaqeson-211689" }