Historike! Skënderbeu kalon katër ture resht në Europa League dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e grupeve të këtij kompeticioni.
Në "Elbasan Arena", korçarët barazojnë pa gola ndaj Dinamos së Zagrebit dhe kualifikohen falë golit në fushë kundërshtare, pasi sfida e parë në Kroaci përfundoi 1-1.
Një ndeshje për kornizë në Elbasan nga ana e 'djemve' të Ilir Dajës që edhe një herë tjetër i tregojnë Dinamos së Zagrebit se nuk ishte rastësi rezultati i ndeshjes së parë në Kroaci.
Kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë e Skënderbeut në Europa League pas asaj në vitin 2015-të.
Në fakt, atë sezon Skënderbeu luajti në play-off të Champions League kundër Dinamos së Zagrebit, por kroatët u kualifikuan për më tej, ndërsa korçarët u mjaftuan me pjesëmarrjen në Europa League.