Hjuston, fillon kthimi i banorëve në shtëpi

Publikuar tek: bota, më 18:32 03-09-2017 Hjuston, fillon kthimi i banorëve në shtëpi

Nëntë ditë pasi uragani Harvey derdhi shira të rrëmbyer në Hjuston të Teksasit, banorët e qytetit po fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vlerësojnë dëmet.

Në një intervistë me "Fox News", guvernatori i Teksasit Greg Abbott, tha se dëmet mund të kushtojnë deri në 180 miliardë dollarë – mbi 20 herë më shumë se sa fondi fillestar prej 7,85 miliardë dollarësh që presidenti Donald Trump i kërkoi Kongresit amerikan javën e kaluar.

Megjithëse shumë njerëz po kthehen në shtëpitë e tyre ndërsa bie niveli i ujit, kryebashkiaku i Hjustonit, Sylvester Turner, bëri thirrje për evakuime në lagjet perëndimore të qytetit që janë pranë dy rezervuarëve të tejmbushur. Trupat e Inxhinierëve të Ushtrisë vazhdojnë të përmbytin qëllimisht ato zona për të parandaluar dështimin e digave. Kryebashkiaku Turner tha se deri në 20 mijë shtëpi do të mbeten të përmbytura për dy javë të tjera.

Qyteti fqinj i Beaumontit nuk kishte shërbim uji të pijshëm të dielën.

Zyrtarët e zonës së Hjustonit thanë të premten se 156 mijë shtëpi janë dëmtuar në Qarkun Harris, ku përfshihet Hjustoni, qyteti i katërt më i populluar i Shteteve të Bashkuara. /VOA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koreja e Veriut i përgjigjet ashpër SHBA-ve: Ju pret shkatërrimi i madh
Princesha Mako e Japonisë braktis familjen mbretërore, fejohet me shokun e shkollës »
Article Logic
Execution time: 0.0099780559539795
array(1) { ["section"]=> string(48) "hjuston-fillon-kthimi-i-banoreve-ne-shtepi-91036" }