6 tifozë janë shoqëruar në polici pas një incidenti të ndodhur në minutat e para të ndeshjes Shqipëri - Kosovë.
Mësohet se tifozët kryesisht nga Kosova, të cilët hodhën fishekzjarre në fushë çka shkaktoi edhe ndërprerjen e lojës për disa minuta, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë. Shqipëria po humbet me rezultatin 0-2 në miqësoren kundër Gjeorgjisë. Gjatë hedhjes së fishekzjarrëve tifozët kanë brohoritur edhe kundër kreut të FSHF-së, Duka.