Dy netë më parë makina e drejtoreshës së Urbanistikës në Bashkinë e Pogradecit u shpërthye nga eksplozivë, por fatmirësisht pa patur viktima.
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me eksplozivin ku e vetmja pistë në të cilën dyshohet është për shkaqe detyre.
Motivi i ngjarjes së rëndë, sipas grupit hetimor, dyshohet se ka lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit nga drejtoresha e urbanistikës, në zonën bregliqenore.
Policia ka sekuestruar telefonat celularë të bashkëshorteve Niko e Besmira dhe po verifikon tabultatet e numrave te tyre.
Policia thotë që lënda ekslozive që hodhi në erë makinën e drejtoreshës, së bashkisë se Pogradecit, ishte vendosur në mënyrë amatore dhe ka qenë për të paralajmeruar çiftin e bashkëshortëve.
Në komisariatin e Pogradecit, deri tani janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, dëshmitë e të cileve, nuk kanë rezultuar të vlefshme për hetimin.