Hodhën në rrjet fotot e kufomës së ish-futbollistit, dënohen me burg dy persona

Publikuar tek: bota, më 18:20 23-09-2019 Hodhën në rrjet fotot e kufomës së ish-futbollistit, dënohen me burg dy persona Memoriali dhe lulet e vendosura para stadiumit të Cardiffit për Emiliano Salën

Dy persona janë dënuar për publikimin e pamjeve të rënda të kufomës së ish-futbollistit argjentinas Emiliano Sala.

Drejtuesja e televizionit CCTV (televizionit me rrjet të mbyllur) Sherry Brey dhe Christopher Ashford aksesuan pa leje filmimet e trupit të pajetë të ish-lojtarit të Nantes në morgun e Bournemouth-itm të cilat i përhapën më pas në rrjetet sociale.

Motra e Emiliano Salasë e konsideroi këtë veprim të këtyre dy personave si ‘’djallëzor dhe të ligë’’. Ajo shtoi se nuk mund t’i fshijë nga kujtesa fotot e trupit të vëllait të saj.


''Nuk do t’i fshijë kurrë këto foto nga mendja ime. Vëllai dhe nëna ime nuk mund t’i harrojnë këto. Është e vështirë për mua të durojë këto foto’’, u shpreh për mediat e huaja Romina Sala, motra e 29-vjeçarit Emiliano Sala.


Sala vdiq gjatë rrugës drejt Anglisë, ku do të prezantohej si lojtari më i ri i Cardiff-it, kur avioni që transportonte atë ‘’Piper PA-46’’ ra në Kanalin e La Manshit. Në 7 shkurt, u konfirmua se ai kishte vdekur.

Ndërkohë, mistet mbetet fati i pilotit të avionit David Ibbotson, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.29813098907471
array(1) { ["section"]=> string(85) "hodhen-ne-rrjet-fotot-e-kufomes-se-ish-futbollistit-denohen-me-burg-dy-persona-179517" }