Hodhi gabimisht kursimet e jetës në plehra, ia kthen punonjësi i pastrimit

Publikuar tek: bota, më 19:04 06-08-2019 Hodhi gabimisht kursimet e jetës në plehra, ia kthen punonjësi i pastrimit Paratë e gjetura në pikën e grumbullimit

Një burrë që hodhi gabimisht kursimet e jetës në koshin e mbeturinave, ka arritur të marrë sërish paratë kur një punonjës në fabrikën e riciklimit gjeti kutinë e mbushur me plot 23 mijë dollarë.

Familja nga Oregoni në SHBA, u alarmua kur kuptoi se gabimisht kishin hedhur në koshin e mbeturinave një kuti këpucësh të mbushur me 23 mijë dollarë që kryefamiljari i kishte kursyer ndër vite.

Ata telefonuan menjëherë kompaninë e riciklimit, dhe menaxheri urdhëroi punonjësit të kërkonin. Njëri prejt tyre arriti të gjejë kutinë me dollarë që kishte udhëtuar mbi 250 kilometra drejt fabrikës në Kaliforninë e Veriut, raporton AP.

Nga kutia mungonin vetëm 320 dollarë, që besohet se kanë humbur gjatë rrugës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010082960128784
array(1) { ["section"]=> string(80) "hodhi-gabimisht-kursimet-e-jetes-ne-plehra-ia-kthen-punonjesi-i-pastrimit-174541" }