Hodhi granatë në oborrin e vjehrrit pas mosmarrëveshjeve me gruan, arrestohet 28 vjeçari në Lezhë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:18 07-12-2019 Hodhi granatë në oborrin e vjehrrit pas mosmarrëveshjeve me gruan, arrestohet 28 vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28 vjeçar, pasi ka hedhur një granatë në oborrin e banesës së vjehrrit të tij.

Mësohet se shtetasi P.D. vjeç 28, banues në Mirditë mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z.D. banues në fshatin Pllanë në Lezhë një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.

Sakaq, bëhet me dije se 28 vjeçari prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë ofensive por nuk ka shpërthyer

Falë veprimeve të shpejta dhe me metoda proaktive është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z.D. banues në fshatin Pllanë në Lezhë një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të Reneas , të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës

Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” "Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05960488319397
array(1) { ["section"]=> string(103) "hodhi-granate-ne-oborrin-e-vjehrrit-pas-mosmarreveshjeve-me-gruan-arrestohet-28-vjecari-ne-lezhe-188668" }