Holanda 'BLLOK' Shqipërisë, Deputeti në Parlament: Ju tregoj 3 problemet e tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 21:08 03-11-2020 Holanda 'BLLOK' Shqipërisë, Deputeti në Parlament: Ju tregoj 3 problemet e tyre

Holanda vijon të jetë sërish kundër Shqipërisë.  

Ky ishte përfundimi i takimit të parë në Konferencën ndërqeveritare, me reporterin e Shqipërisë në Parlamentin holandez, Pieter Omtzigt që konfirmoi se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për tu futur në Bashkimin Europian.

Omtzigt shkruan në “Twitter” se ka patur një debat të nxehtë në parlamentin holandez për vendin tonë, gjithsesi, Ministri Hansi Blok deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin.

“Sapo patëm një debat në parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme,”shkruan Pieter Omtzigt.


holandezi.JPG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ardit Gjebrea humb njeriun e shtrenjtë: Shembull i mirësisë dhe dashurisë, nuk u lodhe për askënd
Ministri i Turizmit Blendi Klosi, rezulton pozitiv me koronavirus, ja ç’thotë në rrjete sociale »
Article Logic
Execution time: 0.010519981384277
array(1) { ["section"]=> string(82) "holanda-bllok-shqiperise-deputeti-ne-parlament-ju-tregoj-3-problemet-e-tyre-226336" }