Holanda kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë: S’ka luftuar krimin dhe korrupsionin

Publikuar tek: aktualitet, më 21:22 12-06-2019 Holanda kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë: S’ka luftuar krimin dhe korrupsionin

Holanda pritet t’i mbyllë derën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë.

Sot në Parlamentin Holandez është votuar me 100 vota pro nga 150 në total, mocioni i ligjvënësit Anne Mulder, i cili vizitoi më herët Tiranën.

Në këtë dokument Mulder theksonte se pas debateve të zhvilluara në Komisionin për Punë të Jashtme, konkludohet se Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se nuk përmbush ende kriteret e vendosura nga partnerët ndërkombëtarë. Si rrjedhojë qeverisë holandeze i rekomandohet të refuzojë propozimin e KE për të hapur negociatat me Shqipërinë.

Këtë mocion e ka komentuar edhe ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, i cili tha se “rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm. Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Megjithëse tashmë mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë qeveria holandeze, votimi i mocionit të sotëm është një shenjë e skepticizmit të fortë.

Më herët Holanda ka kërkuar rikthimin e vizave me Shqipërinë, për shkak të rritjes së kriminalitetit shqiptar në këtë shtet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021327972412109
array(1) { ["section"]=> string(95) "holanda-kunder-celjes-se-negociatave-per-shqiperine-s-ka-luftuar-krimin-dhe-korrupsionin-167998" }