Holanda merr kryesimin e Bashkimit Europian

Publikuar tek: bota, më 20:45 01-01-2016 Holanda merr kryesimin e Bashkimit Europian

Kryesimin me Bashkimin Evropian (BE) prej sot nga Luksemburgu e merr Holanda. Kjo do të jetë hera e 12-të që ky vend vjen në pozitën e liderit të BE-së.

Holanda kryesimin do ta merr nga Luksemburgu i cili këtë rol e pati në gjashtë muajt e kaluar. Duke patur parasysh situatën aktuale në Evropë e cila ballafaqohet me kërcënime të mëdha të sigurisë dhe krizën më të madhe të refugjatëve nga Lufta e Dytë Botërore shihet qartë se Holanda do të përballet me sfida të mëdha.

Shefi i diplomacisë së Holandës, Bert Kenders në njoftimin e kryesimit të vendit të tij me Këshillin e BE-së ka thënë se do të përkushtohet në çështjet thelbësore të Unionit. Prioritet është rritja e punësimit dhe zhvillimi ekonomik si dhe lidhja më e mirë mes qytetarëve dhe shoqërisë civile me BE-në, transmeton AA.

Këtu ka edhe çështje të tjera me të cilat vendet anëtare të Unionit patjetër duhet të merren siç janë ndryshimet klimatike, politika energjetike, ridefinimi i marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Britanisë së Madhe. Gjithsesi në fokus do të jetë kriza e refugjatëve. 

Lidhur me këtë çështje në fund të muajit të parë të këtij viti duhet të mbahet takimi i parë i ministrave të Punëve të Brendshme në të cilin do të diskutohet për shpërndarjen e refugjatëve në Evropë, por edhe në luftën kundër terrorizmit.

Holanda në krye të BE-së do të jetë deri më 1 qershor të vitit 2016, kur kryesimin do t'ia dorëzojë Sllovakisë, të cilën në fund të vitit do ta marrë Malta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012658834457397
array(1) { ["section"]=> string(49) "holanda-merr-kryesimin-e-bashkimit-europian-28971" }