Holanda rikthen vizat, Fleckenstein: E motivuar politikisht dhe e mbështetur nga politikanë shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:53 24-04-2019 Holanda rikthen vizat, Fleckenstein: E motivuar politikisht dhe e mbështetur nga politikanë shqiptarë

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka komentuar vendimin e Holandës disa ditë më parë, ku me shumicë votash në Parlament u vendos për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Në një prononcim për gazetën TemA, Fleckenstein shprehet se vendimi i Parlamentit holandez është një lëvizje e motivuar politikisht para zgjedhjeve në Parlamentin Europian dhe e mbështetur nga disa politikanë shqiptarë.

'Unë mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga Parlamenti holandez përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Unë supozoj se mbështetet gjithashtu edhe nga disa politikanë shqiptarë', shprehet raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

I pyetur nga gazetari Andrea Danglli se si do të ndikojë ky vendim në procesin e hapjes së negociatave, eurodeputeti e përjashton rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë.

'Unë nuk shoh absolutisht asnjë rrezik që liberalizimi i vizave mund të pezullohet për qytetarët shqiptarë. Jam i befasuar që parlamentarët holandezë besojnë se krimi i organizuar ka nevojë për vizë për t’u penguar', thekson eurodeputeti.

Më gherët, numri 2 i Partisë Socialiste Taulant Balla ka akuzuar Bashën për vendimin e parlamentit holandez, pasi sipas tij deputetja që propozoi rezolutën për rikthimin e vizave është mike e kryedemokratit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018733978271484
array(1) { ["section"]=> string(106) "holanda-rikthen-vizat-fleckenstein-e-motivuar-politikisht-dhe-e-mbeshtetur-nga-politikane-shqiptare-161725" }