Holanda vendi i “gjigantëve”, studiuesit listojnë disa arsye

Publikuar tek: bota, më 19:20 08-04-2015 Holanda vendi i “gjigantëve”, studiuesit listojnë disa arsye

Holanda është vendi me njerëzit më të gjatë në botë. Gjatësia mesatare e femrave arrin deri në 1,71 cm, ndërsa e meshkujve arrin 1,84 cm. Në 150 vitet e fundit holandezët janë rritur me 20 cm, ndërsa amerikanët janë rritur në të njëjtën kohë vetëm 6 cm.

Mënyra se si arritën holandezët që të jenë njerëzit më të gjatë në botë mbetet mister pasi dy shekuj më parë ata ishin në mesin e njerëzve më të shkurtër në botë.

Por, London School of Hygiene dhe Tropical Medicine kanë kryer një hulumtim të udhëhequr nga Gert Stulp e nga baza e të dhënave të holandezëve u gjet se njerëzit që kanë lindur më shumë fëmijë ose  që kanë qenë më shumë pjellorë në vitet 1935-1967  ishin meshkujt shtatlartë dhe gratë me gjatësi mbi gjatësinë mesatare. Statistikisht ata kanë lindur 0,24 % më shumë fëmijë se ata që ishin 14 cm poshtë gjatësisë mesatare.

Në studim nuk është përfshirë testi gjenetik, por nuk duhet lënë pa përmendur se  përzgjedhja natyrore ka pasur rolin e saj dhe me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë holandezë kanë trashëguar genin e gjatësisë mbi mesataren.

Përzgjedhja natyrore  dhe kushtet e mira të jetesës shpjegojnë pse holandezët janë kaq të gjatë duke u bërë më pas i trashëgueshëm. Në brezat e ardhshëm individët shtatlartë do të do të lindin njerëz shtatlartë, pasi ato kanë pjellori më të lartë.

Një shpjegim tjetër i vlefshëm është edhe mënyra e të jetuarit ku përfshihet të ushqyerit. Sipas studimeve dieta e tyre e pasur me kalori si mishi dhe produktet e qumështit ka ndikuar në rritjen mbi gjatësinë mesatare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02079701423645
array(1) { ["section"]=> string(62) "holanda-vendi-i-gjiganteve-studiuesit-listojne-disa-arsye-8183" }