Hollanda regjistron rekord infektimesh me Koronavirus brenda 24 orëve

Publikuar tek: bota, më 22:49 22-10-2020 Hollanda regjistron rekord infektimesh me Koronavirus brenda 24 orëve

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 9 mijë raste të reja me koronavirus në Hollandë.

Instituti Kombëtar për Shëndetësinë Publike në njoftimin e saj tregon se kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore në vend që prej fillimit të pandemisë.

Kujtojmë se gjatë valës së parë Hollanda nuk ishte në listën e vendeve më të prekura nga pandemia botërore pasi rastet ditore nuk shkonin më shumë se 500.

Numri i të prekurve në Hollandë ka kapur shifrën e 253 mijë, ku 6,873 janë viktima.

Rritja e rasteve ka detyruar qeverinë të rikthejë masat për qytetarët për të parandaluar përhapjen e virusit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Oficeri që i mori jetën afro-amerikanit Geoge Floyd i shpëton akuzës për vrasje të shkallës së tretë
Polonia bën të jashtëligjshëm abortin e femijës »
Article Logic
Execution time: 0.010607957839966
array(1) { ["section"]=> string(59) "hollanda-rekord-infektimesh-me-covid-19-brenda-dites-224799" }