Hollande dekoron katër personat që ndaluan sulmin terrorist në tren në Francë

Publikuar tek: bota, më 21:36 24-08-2015 Hollande dekoron katër personat që ndaluan sulmin terrorist në tren në Francë

Presidenti francez Francois Hollande i dha dekoratën më të lartë të vendit të tij, atë të Legjionit të Nderit, tre amerikanëve dhe një britaniku, të cilët mposhtën të premten një person të armatosur në një tren të shpejtësisë së lartë. Duke falenderuar tre amerikanët Spencer Stone, Alek Skarlatos dhe Anthony Sadler si dhe britanikujn Chris Norman, presidenti Holland tha se akti i tyre bëri të mundur shmangien e një masakre.

Presidenti Hollande tha se veprimet e tre amerikanëve dhe britanikut ndaj aktit terrorist të javës së kaluar dhanë një “mesazh guximi, solidariteti dhe shprese”. Ai tha se dy amerikanët që vepruan të parët kundër personit të armatosur ishin ushtarë por të premten ishin thjesht pasagjerë dhe u sollën si ushtarë por edhe persona të përgjegjshëm, transmeton Voa.

"Një terrorist vendosi të kryejë një akt terrorist. Ai pati armë dhe municion të mjaftueshëm për të kryer një masakër dhe këtë do të kishte realizuar, në se ju nuk do ta kishit ndaluar atë, duke rrezikuar çdo gjë, përfshirë jetën tuaj,”- tha zoti Hollande.

Presidenti Hollande i falenderoi amerikanët Stone, Skarlatos dhe Sadler dhe britanikun Norman në emër të Francës.

“Që nga e premtja, e gjithë bota ka admiruar kurajon tuaj, gjakftohtësinë tuaj, ndjenjën e përgjegjësisë, solidaritetin që ju bënë që pa asnjë armë, e përsëris pa asnjë armë të përballeshit me dikë të armatosur deri në dhëmbë dhe të gatshëm për çdo gjë”.

Ai tha se autoritetet franceze dhe evropiane duhet të merrnin masa kundër sulmeve të mundshme, përfshirë transportin hekurudhor. Në ceremoni merrte pjesë edhe kryeministri belg Charles Michel.

Tre amerikanët që janë shokë që nga fëmijëria dhe janë rritur në Sacramento të Kalifornisë, ishin në Evropë si turistë pjesërisht për të festuar kthimin nga shërbimi në Afganistan të Skarlatosit.

Ata thanë se nuk kishin asnjë alternativë tjetër përveçse të reagonin kur pane personin e armatosur me armë në dorë.

Stone tha se e kishte bllokuar duke i zënë frymën ndërsa Skarlatos e goditi me një nga armët që i kishte marrë. Stone mesa duket i shpëtoi jetën edhe një prej pasagjerëve në tren.

Përvoja ushtarake e amerikanëve Stone dhe Skarlatos i ndihmoi ata që të vepronin me shpejtësi, përfshirë ndihmën e parë dhe kontrollin e trenit për ndonjë person tjetër që mund të ishte i armatosur. Pas ceremonisë, britaniku Norman shprehu falenderimin e tij:

“Jam i mrekulluar dhe e vlerësoj jashtë mase medaljen që po më jepet dhe nderimin që po na bëhet për ndërhyrjen tonë”.

Mohammed el Khazzanin, babai i miliantit të dyshuar islamik u citua sot nga gazeta spanjolle El Mundo të thoshte se nuk mund ta besonte që i biri ishte terrorist.

Avokati i tij tha se 26 vjeçari nga Maroku, el Khazzani thotë se ai nuk po kryente ndojë akt terrorist, por donte vetëm të grabiste pasagjerët në tren pasi ishte i uritur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018496990203857
array(1) { ["section"]=> string(83) "hollande-dekoron-kater-personat-qe-ndaluan-sulmin-terrorist-ne-tren-ne-france-19078" }