Hollande kërkon reagim kundër Donald Trump: Europa e bashkuar duhet t’i përgjigjet

Publikuar tek: bota, më 19:28 28-01-2017 Hollande kërkon reagim kundër Donald Trump: Europa e bashkuar duhet t’i përgjigjet

Udhëheqësit e shtatë vendeve të Jugut të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Francën dhe Italinë vijojnë përpjekjet në Lizbonë për të bashkuar forcat për rinisjen e projektit evropian që po rrezikohet nga Donald Trump dhe “Brexit”.

“Përballë rritjes së proteksionizmit dhe populizmit, zona euro ka nevojë urgjente për reforma për të kapërcyer krizën ekonomike, sociale dhe atë të legjitimitetit politik, që po e dobëson”, nënvizoi organizatori i takimit, kryeministri portugez, Antonio Costa.

Nëse zyrtarisht, ndryshimi rrënjësor në Uashington dhe zgjedhjet në Holandë, Francë dhe Gjermani nuk janë në rend të ditës në samitin në Lizbonë, pasojat do të jenë në mendjen e të gjithëve.

“Administrata e re amerikane po paraqet sfida për Evropën, bëhet fjalë për rregulla tregtare apo për zgjidhje të konflikteve në botë”, shprehu shqetësimin e tij një ditë më parë në Berlin, François Hollande, në prani të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ndërkohë, sot, ai i bëri thirrje Evropës për t’u përgjigjur me vendosmëri ndaj presidentit amerikan, Donald Trump me të cilin ai pritet të zhvillojë një bisedë telefonike në mesditë.

“Përderisa ka deklarata që vijnë nga presidenti i SHBA-së në lidhje me Evropën dhe ai flet për modelin e “Brexit” për shtete të tjera, besoj se duhet t’i përgjigjemi”, deklaroi Hollande në vazhdën e një samiti të shteteve të Mesdheut të Bashkimit Evropian, duke shpresuar që Evropa të nisë dialogun me vendosmëri.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076968669891357
array(1) { ["section"]=> string(87) "hollande-kerkon-reagim-kunder-donald-trump-europa-e-bashkuar-duhet-t-i-pergjigjet-66972" }