Hollande, Merkel e John Kerry në Ukrainë, pritet propozimi për një pakt të ri

Publikuar tek: bota, më 12:57 05-02-2015 Hollande, Merkel e John Kerry në Ukrainë, pritet propozimi për një pakt të ri John Kerry paraditen e se enjtes duke zbritur ne Kiev

Presidenti francez Francois Hollande tha se ai do të shkojë në Ukrainë me kancelaren gjermane Angela Merkel për të paraqitur një iniciativë të re për paqen, raporton BBC.

Ai tha se do të çojë përpara planin e ri përpara se të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë gjatë të premtes. Ndërkohë që sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka zbritur mëngjesin e sotëm në Kiev për bisedime.

Diplomatët ndërkombëtarë po kërkojnë përfundimin e konfliktit, si pasojë e të cilit janë vrarë më shumë se 5000 vetë që nga muaji prill i vitit të kaluar, ndërkohë që luftimet intesifikohen.

Kriza në Ukrainë filloi nëntorin e kaluar, kur presidenti pro-rus Viktor Janukovic i dha fund një akordi me BE për të pasur lidhje me të ngushta me Rusinë. Menjëherë filluan protestat në Kiev dhe më pas në gjithë Ukrainën. Në 20 shkurt, mediat raportuan se u vranë në Kiev 88 persona brenda 48 orëve.

Sekretari i shtetit të SHBA John Kerry mbërriti në kushte të këqija atmosferike në Kiev mes thirrjeve të Uashingtonit për të armatosur Ukraninën në luftën kundër separatistëve rusë që po avancojnë në lindje. NATO thotë se Rusia ka dërguar armë, fonde dhe trupa në terren për të asistuar rebelët në avancimin e tyre. Sipas agjencisë Reuters, Moska i mohon lidhjet e saj në luftën për territoret e reja që Kremlini i quan “Rusia e re”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02197003364563
array(1) { ["section"]=> string(80) "hollande-merkel-e-john-kerry-ne-ukraine-pritet-propozimi-per-nje-pakt-te-ri-2399" }