Hollande: Ndërhyrja turke në Siri rrezikon një luftë mes Turqisë dhe Rusisë

Publikuar tek: bota, më 22:07 19-02-2016 Hollande: Ndërhyrja turke në Siri rrezikon një luftë mes Turqisë dhe Rusisë

Presidenti francez, François Hollande, vlerësoi sot se ekziston rreziku për një luftë mes turqisë dhe Rusisë për shkak të implikimit turk në Siri.

“Turqia është e implikuar në Siri (…)  Këtu ka një rrëzik për luftë dhë është për këtë arsye që Këshilli i Sigurimit po mblidhet në këto çaste”, tha Hollande për “France Inter”.

François Hollande deklaroi se “Rusia nuk mund të dali duke mbështetur njëanshmërisht Bashar al Asadin. Duhet bërë presion mbi Moskën për negociata mbi Sirinë”.

“Nuk dua të përjashtojë Rusinë nga zgjidhja. Kam vajtur vetë në Moskë për t’i thënë Vladimir Putinit: ‘Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për të bërë këtë tranzicion politik’ (…) Por nuk mund të pranoj që njëkohësisht që negociojmë, të bombardohet popullsia civile”, theksoi ai, transmeton Ata.

I pyetur mbi sjelljen e SHBA-së, ai kujtoi se “amerikanët konsiderojnë se nuk mund të jenë kudo në botë të pranishëm, sikurse ishin më parë. Pra SHBA-ja është tërhequr (…) Sigurisht që preferoj që SHBA-ja të jetë edhe më aktive”, tha Hollande.

Ai kujtoi se “Uashingtoni e braktisi Parisin kur kërkonte, në verën e 2013-ës, të bombardonte Sirinë pas përdorimit të armëve kimike nga ushtria e Asadit”.

“Kush duhet të marrë drejtimin, kush duhet të veprojë, kush duhet të jetë prezent, kush duhet të dërgojë vlerat tona dhe idealet e demokracisë? Evropa. Dhe Franca, në çdo rast, do të jetë prezente”, garantoi François Hollande.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080928802490234
array(1) { ["section"]=> string(80) "hollande-nderhyrja-turke-ne-siri-rrezikon-nje-lufte-mes-turqise-dhe-rusise-33044" }