HOLLANDEZËT NA KANË ZILI!

Publikuar tek: pa-stres, më 09:48 17-04-2019 HOLLANDEZËT NA KANË ZILI!

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali

Hollandezët na kanë zili!

Në Hollandë nuk ka male. Në Hollandë mali më i lartë është më i vogël sesa kodra e Surrelit.

Hollandezët na kanë zili kryeministrin! Kryeministri i Hollandës është më i shkurtër sesa kryeministri ynë. Përveç kësaj, ai shkon në punë me biçikletë,  kurse ky i yni shkon tek këndi i lojrave në kryeministri (basketboll, pikturë, boks) me makinë superluksoze dhe me eskortë. Kryeministri hollandez banon në një aprtament të zakonshëm, kurse kryeministri ynë në një... si tip... nuk e di, por thonë se për ta ndërtuar është hedhur lek i paparë! Kryeministrin Hollandez e detyrojnë të dalë në televizor dy herë në vit, për urimin e Krishtlindjeve dhe për Festën e Mbretërisë, kurse "mreti" ynë grimohet për ekran në mëngjes dhe e zë gjumi pa u fshirë. Thonë se edhe në tualet ka tre kamera me regji qendrore!

Hollandezët na kanë zili inteligjencën në moshë të re! Misistri i tyre i Jashtëm është 55 vjeç, kurse ne bëjmë diplomaci me një djalosh 28 vjeçar, sa gjysma e moshës së atij që kanë ata!

Hollandezët mbahen për hashashin më cilësor në Botë, por na kanë zili, sepse ne kemi hashashin më të shkathët në Botë! Rritet për dyzet ditë dhe e kalon detin për katër orë!

Hollandezët na kanë zili, sepse nuk trukojnë dot ndeshje. Neve po. Që të fitojnë para nga sporti, klubet hollandeze janë të detyruara të luajnë fort dhe të mundin Juventusin brenda në Torino! Neve jo, ne luajmë ndeshje të sigurta në Singapor dhe në Kinë!

Hollandezët na kanë zili! Në Hollandë trenat vonohen 22 minuta në vit, kurse këtu tek ne trenat nuk vonohen asnjë sekondë. Ndoshta ngaqë ne nuk kemi trena.

Hollandezët na kanë zili edhe për muzikën! Në Shqipëri ka rreth 1500 rrepera dhe hip-hopista me videoklipe në Youtube; a di kush emrin e ndonjë reperi hollandez?!

Hollandezët  nuk duan që ne të lëvizim në Evropë pa viza / neve na u prish gjiza!

Siç të na e bëjnë, ashtu do t'ua bëjmë!Ata na vendosin vizat për të hyrë në Hollandë, edhe ne u vendosim viza atyre për të hyrë në Shqipëri!Për ata që kanë dyshtetësi, pra edhe shqiptare edhe hollandeze, do të vendosim kusht që nëse duan të futen në Shqipëri, të këndojnë himnin kombëtar! Ata që stonojnë si gomari dhe nuk dinë fjalët, të kthehen mbrapsht se nuk u dogj Shqipëria për njerëz që duan të bëhen kryeministra me zor!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ZGJEDHJET PËR DREJTOR ÇMENDINE!
»
Article Logic
Execution time: 0.0068509578704834
array(1) { ["section"]=> string(31) "hollandezet-na-kane-zili-160748" }