Qytetarë të shumtë janë bërë pjesë e homazheve për çiftin e turistëve nga Çekia, Michael Svatos dhe Anna Kosinova, të vrarë dy ditë më parë nga një 20 vjeçar gjatë tentativës për ti grabitur.
Qytetarët, midis tyre edhe nëna e 13 vjeçarit të vrarë nga Sokol Mjacaj pesë vite më parë, kanë ndezur qirinj pranë fotografisë të dy turistëve, teksa në krahë janë vendosur flamujtë e dy shteteve, i çekisë dhe ai shqiptar.
Homazhet po mbahen te shkallët e ish-Piramidës pranë monumentit të “Këmbanës së Paqes”.
{gallery}dsf34{/gallery}