Në 27 tetor të këtij viti ndërroi jetë nga Covid-19 mjeku i njohur nga Lushnja, Muharrem Xhepexhiu.
64-vjeçari Xhepexhiu ishte një nga 7 viktimat a asaj dite, dhe mjeku i 14-të që ka humbur jetën nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
Doktorit të nderuar, i cili ka shërbyer si mjek pranë qendrës shëndetësore Hysgjokaj, Lushnjë, iu bënë homazhe të ndjera dhe si asnjëherë më parë.
Me familjarë, qytetarë të Lushnjës dhe staf mjekësor, të cilët mbushën rrugën drejt qendrës së qytetit, e me duartrokitje e këngë baladë, e kanë përcjellë me dhimbje për në banesën e fundit.
Xhepexhiu ka qenë drejtor i qendrës shëndetësore Hysgjokaj dhe prej disa kohësh kishte probleme me mushkritë.