Homazhet për Major Tanushin, Meta: La pas një dhimbje të madhe

Publikuar tek: aktualitet, më 11:31 16-05-2019 Homazhet për Major Tanushin, Meta: La pas një dhimbje të madhe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në homazhet e Major Klodian Tanushi, që po zhvillohen në Muzeun Historik në Tiranë.

Meta vlerëson kontributin 20 vjeçar të Tanushit në Forcat e Armatosura shqiptare.

'Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe.

Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.

Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar', shkruan Meta.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069339275360107
array(1) { ["section"]=> string(67) "homazhet-per-major-tanushin-meta-la-pas-nje-dhimbje-te-madhe-164536" }