Hong Kong, protestuesit sfidojnë hapur Kinën, djegin dhe hedhin në lumë flamurin kombëtar

Publikuar tek: bota, më 13:41 22-09-2019 Hong Kong, protestuesit sfidojnë hapur Kinën, djegin dhe hedhin në lumë flamurin kombëtar Protestuesit në Hong Kong djegin flamurin kinez

Protestuesit anti-qeveritarë në Hong Kong shkulën flamurin kinez dhe e hodhën në lumin Shing Mun.

Kur bëhen 16 javë nga nisja e demonstratave kundër autoritetit drejtues të Hong Kongut dhe Kinës, situata në vend vazhdon të agravohet teksa protestuesit bëjnë thirrje për demokraci.

‘’Populli i Hong Kongut, rezistoni!’’, ‘’Luftoni për liri!’’, ‘’Çlironi Hong Kongun!’’, dëgjoheshin protestuesit dje në sheshin e qytetit.

Protestuesit fajësojnë Kinën dhe autoritetin zyrtar të Hong Kongut për nëpërkëmbjen e lirisë dhe demokracisë në vend. Policia ka forcuar masat e sigurisë, por vala e protestave nuk shuhet.

Nga ana tjetër, Kina i ka konsideruar këto protesta si ‘’akte terrorizmi’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020459890365601
array(1) { ["section"]=> string(94) "hong-kong-protestuesit-sfidojne-hapur-kinen-djegin-dhe-hedhin-ne-lume-flamurin-kombetar-179378" }