Hong Kong-u sot sërish në protestë, mbi 100 mijë njerëz në sheshe

Publikuar tek: aktualitet, më 12:31 18-08-2019 Hong Kong-u sot sërish në protestë, mbi 100 mijë njerëz në sheshe

Hong Kong-u është përfshirë sot sërish nga protestat masive.

Më shumë se 100,000 njerëz janë mbledhur dhe po protestojnë pro-demokracisë, mes paralajmërimeve gjithnjë e më të ashpra nga autoritetet e Pekinit.

Aktivistët dhe policia janë përleshur gjatë 10 javëve të fundit, por tubimet e kësaj fundjave deri më tani kanë qenë të qeta.

Protestat u nxitën nga një projekt-ekstradim, që tashmë është pezulluar nga qeveria e Hong Kongut.

Kina, e cila ka shtuar forcat e sigurisë në Shenzhen, i ka krahasuar protestat me aktivitetin terrorist.

Ish-kolonia britanike ka një status të veçantë, me sistemin e vet juridik, atë të gjyqësorit, si dhe sa i përket të drejtave dhe lirive që nuk shihen njësoj në territorin e Kinës.

Projekt-ligji - i njoftuar nga qeveria në shkurt, u pezullua pas mitingjeve masive në qershor. Por protestuesit duan që ai të tërhiqet krejtësisht.

Ata po kërkojnë gjithashtu një reformë demokratike dhe një hetim për brutalitetin e pretenduar të policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Transformohet hyrja në Kombinat, Veliaj: Investimet vazhdojnë në dy anët e rrugës
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplaset kamionçina me ‘Benz-in’ »
Article Logic
Execution time: 0.011272192001343
array(1) { ["section"]=> string(71) "hong-kong-u-sot-serish-ne-proteste-mbi-100-mije-njerez-ne-sheshe-175686" }