Hoqi dorë nga gara për të ndihmuar vëllanë e sëmurë, (Kjo video do ju lërë pa fjalë)

Publikuar tek: bota, më 18:42 19-09-2016 Hoqi dorë nga gara për të ndihmuar vëllanë e sëmurë, (Kjo video do ju lërë pa fjalë)

Atleti anglez Alistair Brownlee, hoqi dorë nga shansi për të fituar medaljen e artë në garat e “Triathlon World Series” në Meksikë. Dhe këtë e bëri vetëm për të ndihmuar vëllain e tij Jonny, i cili u sëmur në mes të garës.

Jonny po kryesonte garën deri në 700 metrat e fundit, por në një moment filloi të lëkundej dhe të kishte nxehtë dhe lagështi njëkohësisht.

Kur Alistair e arriti Jonny-n nuk e la atë pas, por e kapi dhe filloi ta shtynte deri në vijën e finishit. Kur Jonny e kaloi atë, u rrëzua në tokë dhe i ra të fikët. Por gjithsesi, ia doli të dilte i dyti.

Dy vëllezërit u mundën vetëm nga Henri Schoeman nga Afrika e Jugut, i cili fitoi dhe medaljen e artë.

Kështu të dy vëllezërit ia dolën të fitonin një medalje pavarësisht gjithçkaje, njëri të argjendit dhe tjetri të Bronzit.

Ndiqni videon mbreslënëse:

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024293899536133
array(1) { ["section"]=> string(87) "hoqi-dore-nga-gara-per-te-ndihmuar-vellane-e-semure-kjo-video-do-ju-lere-pa-fjale-53417" }