Hoqi fondin nga ujësjellësi për kalçeto, reagon Ndrec Dedaj: Është fond i lirë! 3 mln lekë i dhamë për pasojat e tërmetit

Publikuar tek: politike, më 16:39 20-06-2019 Hoqi fondin nga ujësjellësi për kalçeto, reagon Ndrec Dedaj: Është fond i lirë! 3 mln lekë i dhamë për pasojat e tërmetit

Reagon kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj pas lajmit të publikuar në newsbomb.al.

Në një vendim të marrë nga Këshilli Bashkiak shuma prej 1 392 700 lekësh do t’i hiqej investimeve për ujësjellësin dhe do i kalonte investimit për një kalçeto.

Mirëpo në reagimin e tij Dedaj thotë se fondi i investimit prej 5 milion lekësh të reja për ndërtimin e sifoneve të ujësjellësit është fond i lirë dhe ky fond u përdor, 3 mln lekë solidaritet për banorët e prekur nga tërmeti në Korçë dhe pjesa tjetër shkruan për detyrimet e prapambetura nga ndërtimi i kalçetos.

“Nisur nga lajmi i publikuar në portalin tuaj! Sqarojmë se fondi i investimit 5 milion lek të reja, per ndërtimin e sifoneve të ujësjellësit vadites të Kodër Rrëshenit është fond i lirë pasi ky projekt është financuar nga ministria e Bujqësisë dhe në mbledhjen e KB, Mirdite ky fond i lirëu përdor 3 ml lek,fond solidariteti per pasojat e termetit ne Korcë 1,5 ml lek detyrime të prapambetura nga ndërtimi i kalçetos në Reps dhe 500 mijë lek të tjera!”, thuhet në reagimin e kryebashkiakut të Mirditës.

LEXO EDHE ÇUDIA NË MIRDITË/ KRYETARI I BASHKISË HEQ FONDET PËR UJËSJELLËSIN, I KALON PËR NDËRTIM KALÇETOJE

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02147102355957
array(1) { ["section"]=> string(125) "hoqi-fondin-nga-ujesjellesi-per-kalceto-reagon-ndrec-dedaj-eshte-fond-i-lire-3-mln-leke-i-dhame-per-pasojat-e-termetit-169031" }