Hoqi maskën për të ngrënë një byrek, e pëson keq qytetari slloven, policia e gjobit me 400 euro

Publikuar tek: bota, më 13:55 24-11-2020 Hoqi maskën për të ngrënë një byrek, e pëson keq qytetari slloven, policia e gjobit me 400 euro

Një qytetar nga Lubjana në Slloveni është gjobitur me 400 euro, pasi hoqi maskën për të ngrënë një byrek.

Kjo gjobë është bërë tema e ditës në Slloveni, në media, por edhe në Parlament, ku opozita e akuzoi qeverinë për sjellje të ashpër ndaj qytetarëve.

Në lidhje me çështjen, policia sllovene tha se gjoba ishte e drejtë, pasi djali nuk kishte respektuar rregullat anti-covid.

Mësohet se djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ulur për të ngrënë një byrek në shkallët e Kishës Françeskane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I infektuar me Covid dhe shkoi me një prostitutë, policia e Hong Kong-ut në kërkim për të gjetur vajzën dhe kontaktet e saj
Çorapet e Joe Biden bëjnë xhiron e rrjetit, zbuloni të veçantën e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.02532696723938
array(1) { ["section"]=> string(100) "hoqi-masken-per-te-ngrene-nje-byrek-e-peson-keq-qytetari-slloven-policia-e-gjobit-me-400-euro-228940" }