HOROSKOPI 2016 - Çfarë thonë yjet për dashurinë, punën dhe shëndetin gjatë 2016-ës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:16 31-12-2015 HOROSKOPI 2016 - Çfarë thonë yjet për dashurinë, punën dhe shëndetin gjatë 2016-ës

Newsbomb.al ju sjell "HOROSKOPI 2016" - Çfarë thonë yjet për dashurinë, punën dhe shëndetin gjatë vitit 2016. Parashikimi i plotë për 12 shenjat:

dashi3.jpg

 

DASHI

Horoskopi 2016 thotë për shenjën e Dashit se viti i ardhshëm do të jetë një vit i mbushur me surpriza. Puna, dashuria dhe shëndeti do të ecin me shpejtësi në 2016.

Si pasojë e pozicionit të parëndësishëm të Marsit, 2016 për ju të shenjës së Dashit do të jetë një vit i mbushur me surpriza. Edhe në situatat më ekstreme, megjithatë, do të jeni në gjendje ta mbani mendjen tek impenjimet tuaja dhe të dilni nga vështirësitë me kokën lart. Për t’iu ndihmuar sigurisht do të jetë karakteri juaj luftarak dhe i fortë.

Nuk do të keni një minutë kohë për të ndaluar: do të jeni veçanërisht në tension të plotë dhe produktiv edhe falë ndihmës së personave që do t’ju rrethojnë dhe që nuk duan asgjë tjetër veç të mirave për ju. Në çdo pengesë, personaliteti juaj do të jetë më i fortë dhe më imponues.

Dashuria

Në aspektin e dashurisë, duhet të dini që horoskopi 2016 do të jetë një vit plot me ndjenja e goditje të forta dashurie: nëse jeni vetëm, në fakt do të takoni persona të rinj që vlerësojnë kreativitetin tuaj dhe dëshirën tuaj për qasje ndaj dashurisë. Të tjerët, që në fakt, kanë një marrëdhënie serioze dhe të qëndrueshme, do të gjejnë një përmirësim të dukshëm të raportit në çift, në marrëdhënien e stabilitetit dhe të harmonisë. Do të jetoni një vit harmonik me gjysmën tuaj të ëmbël që do t'ju mbështesë jo vetëm në aspektin e harmonisë por edhe profesionalisht. Marrëdhëniet ndërnjerëzore që do të mund të realizoni në 2016 do të jenë afatgjata dhe të qëndrueshme.

Puna

Sa i përket aspektit të punës do të gjeni qetësi dhe stabilitet, mbi të gjitha nisur nga tremujori i katërt i 2016: do të ndiheni të relaksuar dhe gati për të mbledhur sfidat e reja që do t'iu rezervojë e ardhmja. Jeni të patrembur, imponues dhe asgjë nuk mund t’ju ndalojë, mbi të gjitha për ato që kanë të bëjnë me çështjet e biznesit. Kini kujdes nga miqësitë false që të japin një përshtypje të mirë në lojën e pistë që luhet: ndonjë nga miqtë tuaj mund t’ju vendosë në vështirësi për çështje zilie, duke hedhur baltë mbi profesionalizmin tuaj. Ndërkohë, hapni sytë mirë për ata që duan të hyjnë në rrethin tuaj miqësor, duke i dhënë rëndësi të madhe atyre që realisht meritojnë vëmendjen dhe afeksionin tuaj. Mos harxhoni shumë energji për kolegët apo personat që duan të keqen tuaj: përqëndrohuni në të vërtetë, mbi çështjet e punës, edhe për të dhënë një përshtypje të mirë tek superiorët tuaj, që nuk pranojnë gabimet apo neglizhencën.

Shëndeti

Ndërkohë merrni parasysh edhe shëndetin tuaj, përveç sukseseve profesionale apo ato në çështjet e dashurisë: Stresi mund t’ju bëjë të ndiheni të veçuar dhe të privuar nga energjitë. Ecjet e gjata dhe pak aktivitet fizik mund të ndihmojnë në përmbushjen e objektivave tuaj më të dëshiruar. Ktheni sytë edhe ndaj familjarëve tuaj, mbi të gjitha, atyre që kanë probleme shëndetësore gjatë vitit 2016. Me grintën tuaj, do të mund t’u jepni mbështetjen e nevojshme për të mbajtur kokën lart në kohën e vështirësive që do të kalojnë me kohën.

demi.jpg

DEMI

Kush ju njeh, e di që ti je një njeri pragmatik, që kërkoni dobishmëri në të gjitha gjërat rreth jush. Dhe kjo anë e karakterit tuaj, do të dalë në pah më së shumti në vitin 2016. Venusi është planeti që shoqëron shenjën e Demit në jetën e tij të përditshme, rrethuar nga freskia dhe bukuria e personalitetit tuaj që do ju bëjë më unik në zhanrin tuaj.

Ju jeni kokëfortë dhe nuk do të hiqni dorë nga një situatë apo një projekt, derisa të jeni të sigurt që e realizuat atë. Dem, ju jeni të etur për të jetuar përvoja të reja dhe për të ushqyer kuriozitetin tuaj, plotësisht për të jetuar jetën tuaj.

Ju jeni të ndershëm, ambicioz dhe të vendosur: karakteristikat që janë të lidhur me një guxim të lartë dhe një ndjenjë humori. Ju jeni shumë i ndershëm dhe nganjëherë, kjo anë e karakterit tuaj mund t'ju krijojë disa probleme me ata rreth jush: një meritë-defekt i cili, megjithatë, ju rri mirë.

Dashuria

Nga pikëpamja sentimentale gjatë vitit 2016, do të jeni pak “narcist” në vitin e ri dhe i rezervuar ndaj komplimeteve, madje edhe me njerëzit që i njihni prej kohësh. Ju do të jeni besnik ndaj partnerit tuaj, edhe në qoftë se tundimi do të jetë atje. Disa miq që do të konfirmojnë besnikërinë dhe afërsinë e tyre, madje edhe në kohë të vështira. E njëjta gjë vlen edhe për familjen tuaj, që gjithmonë qëndron pranë jush duke u bërë pjesë e shqetësimeve dhe sukseseve tuaja.

Puna

Sa i takon punës,  do bëni karrierë me shpejtësi të plotë gjatë vitit 2016, do jeni shumë të motivuar e të zellshëm për të bërë më të mirën. Puna që do merrni në dorë do t'ju lejojë të tregoni aftësitë tuaja profesionale dhe kokëfortësinë tuaj të vazhdueshme, që do të ndihmojë për të sjellë në shtëpi pagë të konsiderueshme. Rreth jush, megjithatë, duhet të jetë një ambient i qetë pune,  ju nuk pranoni ndërhyrje.

Shëndeti

Pas një periudhe bllokimi, shëndeti juaj përfundimisht do të kthehet si më parë: ju do të ndiheni energjik dhe vital: do jeni praktik do bëni sport në natyrë, pavarësisht motit të ftohtë në muajt e parë të vitit 2016.

binjaket.jpg

BINJAKËT

Binjakët janë njerëz kurioz, kreativ dhe dashurojnë të mësojnë gjëra të reja e të kenë njohje të reja. Shpesh ju dëshironi ta ndani aventurën tuaj me botën, por megjithëse njerëzit kujtojnë se dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes, qëllimet tuaja janë më të thella.

Gjeni kuptim në ato që të tjerët i quajnë të panevojshme apo jo interesante. Lejojeni audiencën tuaj të shprehë opinionin e vetë, jepini kohë të flasë ndërsa formuloni mendimet tuaja. Mos i impononi idetë tuaja të tjerëve, respektojini ato edhe kur janë diametrikisht të kundërta. Jeni të aftë të fshehni një det plot me emocione dhe stres falë qetësisë dhe të qënit pragmatist.

Ajo që ju bën të ndiheni të trishtuar disa herë është ndjesia e humbjes, që gjërat e mira do t’ju ikin nga duart. Megjithatë nuk është kjo ndjesi negative që ju pengon të bëni miq të rinj. Ju jeni kompjuterik, keni memorie të mirë dhe oratori që ju bën të dominoni në vendin e punës apo në shoqëri.

Dashuria

Sa për dashurinë, Binjakët nuk rezultojnë të kenë një kurs pozitiv gjatë 2016. Niveli emocional do të jetë më i ftohtë se çfarë është zakonisht. Megjithatë do t’i jepni shumë kohë partnerit tuaj, i cili do tregohet mendje hapur dhe tolerant.

Puna

Në biznes do të vini re lëkundje. Do të ketë momente kur do shpenzoni më shumë energji për një punë që do shpërblehet më pak se çfarë keni investuar. Por falë dedikimit dhe përkushtimit tuaj do arrini ta kaloni me sukses. Disa herë do të pengoheni nga mungesa e kofidencës duke u treguar të papjekur dhe të paduruar edhe ndaj atyre që do të tregojnë mungesë respekti ndaj jush, ndryshime që do t’ju bëjnë të ndiheni jo rehat dhe të ndryshoni shpesh ide për kolegët tuaj.

Shëndeti

Shëndeti juaj do të jetë shumë mirë, përveç disa problemeve të vogla sezonale. Dedikojuni sportit dhe aktivitetit ditor, sidomos nëse bëni një jetë sedentare. Drejtojuni palestrës për të gjetur kënaqësinë dhe relaksin e munguar.

gaforja.jpg

GAFORRJA

Gaforren e pret një vit impenjativ me shumë vështirësi por në të njëjtën kohë plot kënaqësi në dashuri dhe punë. Jeni persona shumë të ndjeshëm dhe të lidhur shumë me familjen tuaj. Duke qenë shenjë e ujit, influencoheni së tepërmi nga Hëna, që dëshiron të ëndërrojë dhe të bëjë plane, edhe pse shpesh herë janë fantazi e gjallë.

Ndiheni të sigurtë kur jeni të rrethuar nga familja dhe partneri por e keni të vështirë të përshtateni në shoqëri të mëdha. Gaforrja është shumë ëndërrimtare për t'u përballur me realitetin e përditshëmrisë.

Dashuria

Në dashuri karakteri juaj konsiston në lëkundje dhe doza të shpeshta ankthi, të cilat nuk ju lejojnë të kaloni marrëdhënien në një mënyrë të qetë. Për këto arsye do të keni tendencën t’i shtyni njerëzit larg jush duke marrë vendime të rëndësishme sidomos gjatë tensionit në marrëdhënie. Dashuri do të gjeni edhe në punë por duhet të tregoni kujdes që të mos humbisni cilësitë tuaja emocionale dhe profesionale. Miqësia juaj do të forcohet dhe në raste vështirësie, miqësi të reja do t’ju vinë në ndihmë.

Puna

Edhe pse ju pëlqen të jeni në shoqërinë e punës, nuk jeni tipi që bën lehtësisht miqësi dhe krijon lidhje të forta profesionale. Kini një zemër të mirë dhe përpiquni t’i ndihmoni të tjerët sidomos në situata që ata kanë vërtet nevojë për ndihmë. Përpiquni të shmangni mosmarrëveshjet në punë por në të njëjtën kohë mos hiqni dorë nga planet. Jeni të padurueshëm dhe të dëshpëruar dhe për këtë arsye është e vështirë që të qëndroni në balancë.

Shëndeti

Shëndeti gjatë vitit 2016 do të jetë shumë i fortë por palestra do të jetë sërish e nevojshme për t’ju ndihmuar të shkarkoni tensionin e akumuluar gjatë ditës. Të jeni në formë është diçka që do t’ju ndihmojë në përditshmërinë tuaj, por mos e ekzagjeroni. Evitoni ushqimet që janë jashtë sezonit si dhe ''fast-food''-et, ndryshe do ju duhet të dyfishoni ushtrimet në palestër.

luani.jpg

LUANI

Bujarë, kreativ dhe të dashur. Të lindurit në shenjën e Luanit duhet të përgatiten për të shijuar suksesin gjatë 2016-ës. Do të keni energji të pafundme dhe aftësi për të nxjerrë në pah autoritetin tuaj, tamam si mbreti i Xhunglës. Shpesh ëndërroni për projekte madhore por që nuk i realizoni dot, sepse janë larg mundësive tuaja. Jeni bujarë me të tjerët por në disa raste tregoheni kritik dhe me temperament të fortë. Për ju, paraja është shumë e rëndësishme sepse ju bën të ndiheni të lirë dhe të pavarur.

Ju pëlqen të keni shoqëri të mëdha, ku mund të shprehni cilësitë tuaja më të mira si dhe të merrni admirimin e tyre. Edhe pse nuk ju pëlqen të jeni të dorës së dytë, as në punë, ndonjëherë duhet të tregoni tolerancë dhe të mos jeni agresivë ndaj të tjerëve.

Dashuria

E keni të vështirë që të arrini të jetoni në qetësi me partnerin tuaj. Karakteri juaj i fortë dhe imponimi i planeve tuaja shpesh errëson ndjenjat e të tjerëve. Partneri juaj preferon të izolohet dhe të mbyllet në vetvete prandaj duhet të shmangni natyrën tuaj rebele që të mos ndikojë për keq në marrëdhënien tuaj.

Puna

Këmbëngulja tuaj do t’ju shtyjë të kërkoni një pozicion lideri në punë. Duke qënë se jeni të lindur për të qenë një lider, do ta keni më të thjeshtë të arrini objektivin tuaj gjatë 2016-ës. Përgatituni për një vit të suksesshëm në nivelin profesional.

Shëndeti

Përveç disa influencave gjatë muajve të ftohtë, do të shijoni shëndetin e mirë të Luanit. Do t’ju nevojiten ecje të gjata për të qëndruar në formë, por mos shpenzoni edhe aq shumë kohë pasi puna dhe biznesi janë me rëndësi gjithashtu.

VIRGJËRESHA

virgjeresha.jpg

Mërkuri ëhstë planeti i shoqëruar me Virgjëreshën. Të lindurit në këtë shenjë janë njerëz racionalë, pragmatikë dhe shumë kritikë. Ju pëlqen rregulli dhe nuk ju pëlqejnë personat neglizhentë dhe pak seriozë. Përkushtimi në punë është pjesë e jetës tuaj dhe nuk mund të bëni pa të, si në aspektin pozitiv edhe atë negativ.

Jeni shpesh shumë egoist edhe pse përpiqeni të tregoheni të dashur dhe modest, realisht thellë vetes ju e njihni shumë mirë vlerën që keni. Por pesimizmi juaj shpesh prek edhe ata persona që ju ndodhen pranë. Përpiquni të jeni më moskokëçarës.

Dashuria

Gjatë 2016-ës ju do të keni mundësinë të krijoni shoqëri të reja dhe lidhje të reja, nëse jeni beqar. Nëse jeni në një lidhje, do të përjetoni momente mjaft të tensionuara me partnerin tuaj. Jini më shumë provokativ që pasioni dhe harmonia në çift të mos zbehet.

Puna

Karriera në vitin 2016 do të arrijë kulmin e saj. Do të keni mundësinë të shfaqni aftësitë tuaja të vërteta dhe t’u tregoni eprorëve se jeni superiorë. Do të ndiheni konfident me aftësitë tuaja, sidomos në detyrat intelektuale.

Shëndeti

Nuk do të keni ndonjë problem madhor me shëndetin, përjashto ndonjë virozë gjatë stinës së dimrit që do t’ju bëjë të ndiheni pa energji por nuk do të zgjasë për shumë. Është mirë që të kryeni ushtrime fizike ditore. Kontrollet periodike te mjeku nuk janë një ide e keqe.

peshorja.jpg

PESHORJA

Të lindurit në shenjën e Peshores janë shumë kreativë, të ndjeshëm dhe intelektualë. Jeni të shoqëruar nga Venusi prandaj Peshorja pëlqen të shijojë gjërat e bukura si arti, muzika, vallëzimi dhe çdo që tjetër që ju dhuron qetësi shpirtërore.

Të lindurit në shenjën e Peshores janë persona të besueshëm, përgjegjës dhe të drejtë. Në çdo mundësi që ju jepet tregoni dashuri, zemërgjerësi dhe filantropi. Jeni të padurueshëm dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Mund të krijoni lehtësisht miq të rinj dhe jeni të sjellshëm me ata që e meritojnë. Në punë, nuk e toleroni asnjëherë abuzimin me detyrën.

Dashuria

Do të keni shumë diskutime me gjysmën tuaj tjetër që shpesh ankohet për gjërat që ju nuk i bëni apo pendoheni për gjëra të të shkuarës. Ky temperament do t’ju lodhë. Në situata të tilla përpiquni të fokusoheni te vetja duke lënë mënjanë për pak kohë të tjerët. Përmirësimet në punë dhe dashuri do të vijnë gjatë gjysmës së dytë të 2016-ës.

Puna

Punoni me mençuri, 2016-a nuk do jetë një vit i mirë për Peshoren. Do të përballeni me një sërë problemesh nga eprorët tuaj. të cilat do jetë e vështirë t’i kapërceni. Në rast se do të humbisni punën, kjo nuk do jetë për fajin tuaj por për shkak të krizës ekonomike që do pësojë kompania. Pavarësisht problemeve do të arrini të keni një vit relativisht të qetë dhe me pushime relaksuese pranë natyrës.

Shëndeti

Për peshoren shëndeti do të jetë i qëndrueshëm me disa shqetësime të voogla sezonale. Disa ushtrime fizike si ecja apo vrapi do t’ju ndihmonin shumë për të qëndruar në formë dhe për të shmangur probleme në të ardhmen.

akrepi.jpg

AKREPI

Të lindurit në shenjën e Akrepit janë persona që i marrin seriozisht gjërat pasi keni një karakter plot kontrast dhe kontradiktë, i vështirë për t'u menaxhuar. Një ditë jeni të mirë dhe të sjellshëm, ndërsa ditën tjetër të vrenjtur. Por si të mirat dhe karakteristikat negative ju bëjnë njeri mjaft koefident me veten tuaj.

Akrepi është i qetë në pamje por nga brenda zjen nga pasioni i pakufijshëm si dhe kurajoja të cilën e shfaqni në mënyrën më diplomatike të mundshme. Një e metë e Akrepit është pamundësia për të harruar. Jeni hakmarrës dhe këtë gjë e bëni në mënyrën më të ashpër.

Dashuria

Në dashuri, pavarësisht karakterit tuaj do të gjeni harmoni në çift dhe nëse jeni beqar do mund të fitoni simpatinë e personit që dëshironi më shumë. Mos kini turp të hidhni disa hapa të caktuar, 2016-a do të jetë viti i ndryshimit. Por ndryshimi mund të jetë edhe negativ, në kuptimin e tradhëtisë.

Puna

Në punë gjatë 2016-ës do t’ju jepen shumë mundësi të reja, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni problemet personale për të kapur këto mundësi pozitive sa më shpejt. Në biznesin personal do të keni një sukses të paparashikuar falë aftësive që keni për të marrë vendime të rëndësishme në kohën e duhur.

Shëndeti

Shëndeti do të jetë i fortë dhe plot energji. Gjatë muajve të parë të 2016-ës mund të prekeni nga viroza të stinës gjatë kohës që udhëtoni nga shtëpia në punë, prandaj është e rëndësishme të merrni masa. Me një dietë të shëndetshme, ushtrime fizike dhe vitaminë C, do mund të përforconi shëndetin tuaj.

shigjetari.jpg

SHIGJETARI

Të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë të influencuar nga Jupiteri për këtë arsye kanë një karakter të qetë dhe shumë besim, qoftë në shkencë apo në Zot. Shigjetari është i pavarur dhe shumë optimist. Shigjetari ka një karakter të fortë dhe është shumë kritik ndaj veprimeve të të tjerëve.

Keni një dashuri të madhe për ushqimin dhe gatimet e mira. Zemra juaj e patrembur ju lejon të përballeni me çdo situatë edhe ato më ekstremet dhe të vështirat. Qëllimet më të rëndësishme preferoni t’i arrini bashkë me miqtë tuaj.

Dashuria

Gjatë vitit 2016 duhet të jeni të kujdesshëm për të mos neglizhuar partnerin, miqtë dhe familjen tuaj. Nuk do ju duhet të bëni gjeste ekstreme, mjafton të jeni të sjellshëm dhe të kujdeseni për detaje të vogla. Nëse mundeni, ndihmoni ata që janë në telashe. Nëse jeni “single” do të keni një gjueti plot sukses, nëse jeni në një marrëdhënie, i gjithë viti do të jetë i mbushur me pasion dhe dashuri.

Puna

Gjatë 2016-ës, do të ndiheni plot optimizëm dhe siguri por gjatë gjysmës së dytë të vitit do të përballeni me disa sfida, sidomos në vendin e punës. Përpiquni t’i zgjidhni mosmarrëveshjet me diskutim dhe qetësi. Nëse tregoheni më më të dashur me eprorët, do të shihni që problemet do fillojnë të zhduken shumë shpejt.

Shëndeti

Nuk do të keni probleme serioze me shëndetin por ushtrimet fizike do të ishin një zgjedhje e mirë për të qëndruar në formë dhe për të larguar tej stresin. Kushtojini kohë ushtrimeve qetësuese.

bricjapi.jpg

BRICJAPI

2016 do të jetë një vit i shkëlqyer për të lindurit në shenjën e Bricjapit, mbi të gjitha në punë, sektorin që do të merrni edhe kënaqësinë më të madhe.

Bricjapi demostron që në fillim karakterin e tij luftarak: ka një vizion realist të ekzistencës dhe kërkon të ketë avantazhe për veten në çdo situatë. Të lindurit nën këtë shenjë demostrojnë një idol praktik, tepër të përpiktë, serioz dhe mjaft të rezervuar. E dinë shumë mirë që duhet të djersijnë shumë përpara se të arrijnë objektivat, por nuk qahen për këtë. Ambicjet e Bricjapit dinë të ngjisin shkallët më lart, edhe për shkak të durimit dhe këmbënguljes. Merita e Bricjapit është jokorruptimi: si subjekte të qetë, peshojnë vendimet që do të ndërmarrin.

Defekt i Bricjapit, sigurisht është se janë dorështrënguar: paraja është shumë e rëndësishme për këtë shenjë të Zoodiakut dhe ndonjëherë transformohet në një obsesion të vërtetë. Edhe pse ka shumë para, Bricjapi është i prirur të kursejë dhe preferon të “vdesë për bukë”, sesa të harxhojë fitimet e veta. Nuk janë persona zemërgjerë, madje as me ata që kanë në krah, duke sjellë kështu edhe raporte komode në pjesën më të madhe të rasteve.

Dashuria

Në dashuri, gjërat nuk do të jenë idilike: do të ketë vështirësi të dukshme që influencojnë raportin tuaj, qoftë me partnerin, qoftë me miqtë apo të afërmit. Kjo do të vijë nga fakti se do të ndryshoni sjelljen karshi jetës në raportet njerëzore. Për të përballuar grindjet me të tjerët apo me njerëzit për të cilët keni më shumë afeksion dhe që kujdesen për mirëqenien tuaj, jepini besim një personi që arrin t'ju dëgjojë në fjalët që thoni dhe që ju jep këshilla objektive. Përpiquni të mos e ngatërroni jetën private: ajo që është juaja, mund të bëhet e dikujt tjetër, nëse nuk arrini të kujdeseni për të ditë pas dite.

Puna

Në planin e punës, horoskopi 2016 për të lindurit e shenjës së Bricjapit duket shumë i favorshëm, në veçanti në mes të vitit. Falë influencës së Saturnit, në fakt ambicjet e Bricjapit do të shoqërohen me arritjen e objektivave më të dëshiruar. Në punë do të jeni në gjendje të hidhni mjaft energji pozitive, që do të influencojë në mënyrë entuziaste, edhe për miqtë tuaj të zyrës. Duhet të mbështeteni vetëm në forcat tuaja, edhe atëherë kur t’ju dalin gjëra të paparashikuara. Do të keni një shpërblim të merituar nëse do të dini të menaxhoni pengesat në mënyrë të përkryer.

Shëndeti

Shëndeti do të jetë i mirë, sidomos në muajt e parë të ftohtë të vitit 2016: ndonjë ftohje, dhimbje koke, grip apo ndonjë dhimbje mund të vihet në pah apo t’ju vendosë në shtrat. Nuk mund të bëni gjë tjetër përveçse të kuroheni dhe të shtyni impenjimet e punës në ditët që do të jeni më mirë. Parandalimi, mund të jetë instrumenti më i mirë për të shmangur në mënyrë të konsiderueshme shqetësimet e një natyre më serioze.

Do të jeni të fortë dhe plot energji: Të ftohtin mund ta ndjeni në fillim të vitit 2016, të cilin do e vuani ndërsa udhëtoni midis punës dhe shtëpisë, gjatë të cilave ndryshimet e temperaturës janë të shpeshta. Përveç kësaj, ajo është e mirë për të lënë mënjanë sëmundjet dhe lëndimet edhe me një dietë të shëndetshme dhe ushtrim rutinë, qoftë jashtë apo në palestër.

ujori.jpg

UJORI

Saturni dhe Urani janë planetet që influencojnë shenjën tuaj. Ujori ka një karakter motivues dhe shumë fleksibël por edhe kontradiktorë. Nëse një ditë tregoheni shumë serioz, ditën tjetër ndryshoni karakter.

Një aftësi e juaja është se dini të përshtateni me pothuajse çdo situatë, sado e komplikuar të jetë ajo. Jeni shumë të zgjuar dhe është e vështirë t’ua hedhin të tjerët. Megjithëse në rastet kur ju mungon besimi në vetvete, jeni më të lehtë për t' influencuar. Ujorit nuk i pëlqen të punojë shumë, megjithëse e dëshiron suksesin në punë, miqësia dhe besueshmëria që keni mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim.

Dashuria

Mos i neglizhoni lidhjet romantike, sidomos ato në shoqëri. Nëse doni të jetoni një vit plot ndjenjë edhe në aspektin seksual kjo shkon për shtat me aftësinë tuaj për t'u treguar romantik. Nëse jeni beqar, gjatë 2016-ës mund të gjeni shpirtin tuaj binjak brenda rrethit të shoqërisë. Nëse jeni në një marrëdhënie do të ndiheni gjatë gjithë kohës në harmoni.

Puna

Puna gjatë 2016-ës nuk do të shkojë edhe aq mirë, gjatë rrugëtimit tuaj do të hasni disa probleme, megjithatë në fund do arrini të gjeni zgjidhjen e duhur për secilin problem. Mos i lini projektet pas dore. Pas paqartësive, karriera juaj do vijojë pa asnjë ndërhyrje.

Shëndeti

Nuk do të keni probleme fizike por shpesh do të ndiheni të lodhur dhe dembelë. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet fizike do t’ju mbajnë larg problemeve shëndetësore. Çlironi tensionin dhe hiqni stresin nga trupi dhe mendja duke praktikuar metoda të ndryshme relaksi, në këtë mënyrë do të arrini të mblidhni më shumë energji për siutuata të vështira.

peshqit1.jpg

PESHQIT

Jupiteri dhe Neptuni janë planetet që influencojnë shenjën e Peshqve. Të lindurit në këtë shenjë tregojnë pavendosmëri të madhe gjatë rinisë së tyre kjo për shkak të ndjeshmërisë të madhe, bujarisë dhe ambicies tuaj. Ju udhëhiqeni nga drejtësia dhe merita. Megjithëse shpesh tregoheni indiferentë, shenja e Peshqve karakterizohet nga influenca që keni te të tjerët.

Ndër defektet që karakterizojnë Peshqit janë depresioni, stresi dhe ndryshimi i qëndrimit, qoftë edhe brenda një dite të vetme. Mos i lejoni problemet të mblidhen pasi do t’ju shqetësojnë gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Dashuria

Mos u shqetësoni shumë për partnerin tuaj. Mbështeteni atë në çdo problem që mund të ketë. Por është e rëndësishme të gjeni kohë edhe për shoqërinë dhe familjen tuaj. Nuk do të ketë gjë më të bukur sesa të ndani suksesin tuaj profesional me njerëzit që doni dhe ju respektojnë. Nëse jeni beqar, pranvera do të jetë koha kur do keni më shumë mundësi të krijoni një lidhje të re.

Puna

Për sa i përket punës gjatë vitit 2016, gjithçka duket të jetë mjaft pozitive. Do t’ju jepet mundësia të tregoni aftësitë tuaja në profesion dhe këtë gjë do ta bëni më mirë nga të gjithë kolegët. Edhe karriera do të vijojë mjaft mirë nëse vendosni të harxhoni më shumë energji në detyrat më të rëndësishme. Eprorët tuaj do të jenë mjaft të kënaqur me ju, çka do t’ju japë mundësinë të ngriheni në detyrë.

Shëndeti

Gjatë 2016-ës do të keni një shëndet fizik të qëndrueshëm. Por edhe nëse ndiheni mirë, mos harroni të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, të paktën një herë në javë dedikojuni ushtimeve fizike, qoftë edhe në shtëpi. Do ju nevojiten disa suplementë për të kaluar virozat gjatë stinës së dimrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18590092658997
array(1) { ["section"]=> string(85) "horoskopi-2016-cfare-thone-yjet-per-dashurine-punen-dhe-shendetin-gjate-2016-es-28558" }