HOROSKOPI I VITIT: Si do të jenë financat, shëndeti dhe dashuria përgjatë 2020-ës! Parashikimi i plotë për çdo shenjë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:50 25-12-2019 HOROSKOPI I VITIT: Si do të jenë financat, shëndeti dhe dashuria përgjatë 2020-ës! Parashikimi i plotë për çdo shenjë Horoskopi 2020 © Newsbomb.al

Newsbomb.al sjell për ju si çdo fundvit “HOROSKOPI 2020”!

Zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për këtë vit! A do të ketë supriza, të këndshme apo të trishta? Si parashikohen financat tuaja, karriera, çfarë duhet të keni kujdes te shëndeti dhe këshillat për dashurinë...Jeni single? Atëherë mësoni se çfarë surprizash të këndshme ju presin këtë vit...Këtë vit “Horoskopi 2020” sjell edhe këshillat për secilin muaj.

Parashikimi i përgjithshëm për të 12 shenjat e zodiakut. Për të lexuar horoskopin e detajuar për dashurinë, shëndetin, paranë dhe karrierën klikoni mbi linkun përkatës.

DASHI

dashi-2020.jpg

Horoskopi parashikon se për Dashin, viti 2020 do të jetë i mbushur me momente plot fat.

Ky do të jetë viti i stabilitetit për shenjën e Dashit, ku nevoja tuaj natyrale për ndryshim do të sjellë rend dhe disiplinë në të gjitha aspektet e jetës.

“Sukses” është kryefjala e këtij viti! Është një vit plot arritje personale pozitive. Është koha të vendosni në zbatim mësimet që keni marrë gjatë vitit 2019. Me tre eklispet hënore që do të sjellin dallgë emocionesh në marrëdhëniet me të dashurit tuaj gjatë muajit maj, mundësinë për të ndryshuar ambient gjatë qershorit dhe pasioni i nëntorit, nuk ka asnjë shans të humbisni mundësitë e arta që jeta do ju sjellë gjatë 2020-ës.

Sipas horoskopit të 2020-ës, ju do të gjeni mënyra të reja për t’u shprehur, qoftë përmes talentit tuaj në literaturë, apo duke punuar fort për të arritur një qëllim tuajin që prej kohësh e keni objektiv.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Dashit!

DEMI

demi-2020.jpg

Demi është një shenjë me personalitet të qëndrueshëm. Punon fort dhe shikon tej, para se të hedhë hapin.

Viti 2020 është koha e duhur të mësoni të vlerësoni ato gjëra që ju rrethojnë. Gjatë këtij viti fokusi te llogaria bankare dhe kursimet do të bëhet më i qartë, paratë ju japin siguri dhe ndaj menaxhimi i mirë do të thotë edhe më tepër qëndrueshmëri për ju.

Nuk do të mungojnë situatat dhe mundësitë e reja. Gjatë 2020-ës do të keni si momente tepër të ngarkuara me punë, edhe ato momente relaksi për të shijuar frytet e punës. Tregoni vetëkontroll dhe durim gjatë situatave të ngarkuara në punë.

Të ndiheni mirë për veten tuaj, për aftësitë që keni, për kapacitetin, do të thotë të ndiheni të sigurtë për jetën tuaj dhe atë çfarë ju pret në të ardhmen.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Demit!

BINJAKËT

binjaket-2020.jpg

Theksi për vitin 2020 për Binjakët është puna. Rutina mund të duket e mërzitshme në disa raste, por do të jetë një shtysë e madhe për karrierën. Thjeshtë vijoni me punën që dini të bëni më mirë, ambicia dhe aspiratat që ju karakterizojnë do t’ju vijnë në ndihmë edhe në këtë rast.

Të veproni sipas rregullave është mënyra e duhur. Edhe pse mund t’ju duket se kufizoheni ndonjëherë, është e rëndësishme që të vazhdoni.

Nëntori do të jetë muaji i artë, plot mundësi për të transformuar jetën tuaj përgjitmonë. Shpenzoni mjafueshëm kohë për të parë se çfarë ka ndryshuar brenda jush, rreth jush dhe të përcaktoni se ku dëshironi të shkoni më tej.

Eklipset hënore do t’ju ofrojnë qartësi dhe fuqi, ndërsa eklipsi i plotë diellor në muajin dhjetor do t’ju sjellë emocione të forta dhe energji gjatë rutinës dhe ditëve tuaja më të zakonshme.

Detajet që nuk i vini re, dhe akiviteti ditor që mund t’ju duket i mërzitshëm janë armët e duhura për aspirata dhe qëllime më të mëdha.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Binjakëve!

GAFORRJA

gaforrja-2020.jpg

Më i qetë se viti që lamë pas, 2020-a ka për të qenë një nga vitet më me fat në jetën tuaj.

Fokusohuni gjatë këtij viti për të kuptuar më tepër mitotivimet tuaja sekrete, për të kuptuar për se e doni diçka dhe çfarë ndez te ju reagimet emocionale dhe intuitive.

Universi nuk pret, dhe nuk do kurrë perfeksion, por akti i qartësimit të veprimeve dhe reagimeve tuaja, do t’ju ndihmojë të qartësoni rrëmujën e subkoshiencës tuaj që tenton të shfaqet në momentet më të pafavorshme dhe ju bëhet pengesë.

Tre eklipset hënore do të sjellin emocione pozitive në historitë e dashurisë, duke ju bërë të kuptoni se ka mjaftueshëm vend për zhvillim të brendshëm dhe aventurë të jashtme në jetën tuaj.

Një eklips i plotë diellor në dhjetor shton energjitë në rutinën tuaj që do të thotë më shumë punë e po ashtu më tepër shpërblime.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Gaforres!

LUANI

luani-2020.jpg

Ndryshime dramatike gjatë 2020-ës në miqësitë, aleancat e rëndësishme dhe qëllimet që i keni vënë vetes.

Ku vit do të sjellë fytyra të reja, së bashku me ide dhe mendime të reja. Eklipsi i plotë i diellit në dhjetor sjell energji pozitive duke ju ndihmuar t’i vini në punë idetë dhe mendimet në favorin tuaj.

Ky vit sjell mundësi të arta për ata që kanë menduar të bëjnë një investim madhor, si blerja e një shtëpie, për arsye se në këtë drejtim gjërat kanë qenë pak të ngadalta në të kaluarën.

Lajme të mira gjithashut edhe për ata që presin një punë të re, promovim apo shkollim.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Luanit!

VIRGJËRESHA

virgjeresha-2020.jpg

Për të ruajtur kontrollin në jetën tuaj gjatë këtij viti duhet të ruani distancën në shumë situata por edhe të mbani një ndjenjë të fortë drejtësie. Do të preferoni t’ia lini fitoret dhe aritjet triumfante të tjerëve, teksa vetë do të impononi prezencën tuaj përmes mënyrës së veçantë të besnikërisë dhe përkushtimit.

Karriera, qëllimet dhe idetë tuaja përgjatë 2020-ës zënë vendin kryesor. Ngritja në detyrë por edhe ndryshimi i punës që do t’ju hapë një sërë mundësish të reja, nuk përjashtohen.

Jeni praktik dhe i shikoni gjërat në detaje, por për t’i hapur rrugë arritjeve më të mëdha do t’ju duhet të bëni disa ndryshime në rutinën tuaj.

Periudhat më dinamike do të jenë në qershor dhe nëntor. Gjithçka ka të bëjë me lidhjet që do të krijoni me ata që ju rrethojnë, për të ndarë me ta idetë dhe ëndrrat, si dhe të jeni më i/e hapur në aspektin emocional.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Virgjëreshës!

PESHORJA

peshorja-2020.jpg

Udhëtimet, shkolla dhe planet e ardhshme janë fokusi i vitit 2020. Mos u habisni nëse e shihni veten pjesë e ndonjë kursi që do t’ju ndihmojë të arrini ndonjë prej qëllimeve që i keni vendosur vetes.

Është e rëndësishme të ndiqni zemrën, por njëkohësisht të respektoni rregullat teksa ky vit shpaloset përpara jush.

Një mundësi udhëtimi në muajin maj që hap opsione të reja ekzotike, në qershor gjithçka fokusohet te puna dhe karriera ndërsa nëntori prek financat tuaja.

Lidhje të reja dhe të forta në shoqëri, nuk përjashtohen as lidhjet intime, do të vijnë gjatë tre muajve të fundit të 2020-ës.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Peshores!

AKREPI

akrepi-2020.jpg

Viti 2020 do të jetë i mbushur plot pasion në çdo fushë. Pasioni udhëheq jetën e Akrepit, qoftë në dashuri, dëshirë, punë apo çdo fushë tjetër të jetës. E duket se përgjatë këtij viti nuk do të mungojë duke sjellë zbulime të reja si dhe ndohje intense dhe interesante.

Paratë që i ndani me dikë tjetër, partneriteti në financa dhe asetet e rëndësishme që ju dispononi së bashku janë tepër të influencuara nga personi tjetër i rëndësishëm.

Disiplina dhe vetëkontrolli janë tepër të nevojshme gjatë gjithë vitit, të dish se cilën rrugë do të duhet të ndjekësh është e lehtë, vetëm luani sipas rregullave.

Eklipset hënore të këtij viti do të sjellin esencën e vetë në jetën tuaj. Në janar një event tepër i rëndësishëm do të ndodhë, që ka të bëjë me pasionin e madh të përshkruar më lart.

Qershori do të sjellë situata të këndshme njohje të reja që hapin një sërë mundësish të reja për ju.

Eklipsi i fundit hënor ndodh në nëntor në shenjën tuaj duke sjellë njëkohësisht edhe mundësi për fillime të reja.

E rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje nevojave dhe dëshirave duke zgjedhur me kujdes rrugën e duhur për t’i arritur.

kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Akrepit!

SHIGJETARI

shigjetari-2020.jpg

Disa nga aspektet më energjike gjatë vitit 2020 do të jenë partneriteti në punë, dashuria në familje dhe çdo lloj tjetër marrëdhënie mes jush dhe personave që ju rrethojnë si të afërmit e shoqëria.

Nga romantizmi dhe intimiteti, te ndërlidhjet në biznes dhe përkushtimet e tjera qoftë në shoqëri apo punë, aleancat forcohen gjatë këtij viti.

Ka rregulla dhe udhëzime për të ndjekur, por midis tyre ka edhe mundësi të mira për marrëdhënie të reja që janë të ndërtuara mbi besim, dashuri dhe respekt.

Të përkushtoheni më tepër emocionalisht ndaj obligimeve si dhe të gjeni lidhje më empatike në botën tuaj të brendshme do të thotë ta bëni këtë vit më të ndritur.

Eklipsi i plotë i Diellit që ndodh në shenjën tuaj, do të sjellë mundësi të fuqishme në jetën tuaj. Bëhuni gati të kapni ato ëndrra dhe qëllime që keni vite që po i ndërtoni.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Shigjetarit!

BRICJAPI

bricjapi-2020.jpg

Mësoni gjëra të reja gjatë këtij viti dhe aplikojini ato gjatë marrëdhënieve të përditshme me persona të tjerë, duke hapur kështu më tepër mundësi si në fushën profesionale dhe atë sentimentale.

Qëndroni të fokusuar te detajet, punoni për të forcuar edhe më tepër miqësitë dhe aleancat.

Të kujdesesh për veten është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për detyrimet dhe përgjegjësitë që janë pjesë e jetës tuaj.

Eklipsi hënor në janar do të sjellë ngjarje të këndshme emocionale në dashuri si dhe gjatë qershorit në rrethin e miqve tuaj.

Dy eklipset ndezin zjarrin e egos te ju, duke ju shtyrë të arrini ato qëllime që i keni vënë vetes por njëkohësisht duke hapur një sërë mundësish të reja gjatë 2020-ës. Eklipsi i plotë diellor në muajin dhjetor i bën të arritshme disa nga ëndrrat tuaja.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Bricjapit!

UJORI

ujori-2020.jpg

Gjatë 2020-ës do të përjetoni momente mahnitëse, plot situata intriguese dhe momente të paharrueshme.

Nëse jeni beqarë, historitë romantike, që do t’ju bëjnë të bini në dashuri janë thuajse të paevitueshme.

Me tre eklipse hënore, dy eklipse diellore, një prej të cilëve bie i plotë në muajin dhjetor, përgatituni për mundësi të pafundme gjatë 2020-ës.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Ujorit!

PESHQIT

peshqit-2020.jpg

Shtëpia është fokusi për vitin 2020. Aty është rehatia, komforti dhe dashuria e ngrohtë e njerëzve që ke pranë.

Puna e vështirë do të japë edhe shpërblim të madh. Së bashku me tre eklipset hënore që do të sjellin shumë fat gjatë këtij viti, ju do të arrini të ndërtoni kështjellën personale, dhe ta mbushni atë me ç’ka dëshironi.

Dy eklipset diellore gjithashtu rrisin egon te ju, duke ju motivuar të arrini ato qëllime që i keni vënë vetes prej një kohe të gjatë.

Ka plot mënyra të reja për t’i dhuruar dashuri të gjithë ayre që ju qëndrojnë pranë dhe ju mbështesin gjatë këtij viti plot arritje, ndaj mos hezitoni ta bëni.

Kliko këtu: Zbulo si do të jetë 2020-a për dashurinë, shëndetin, paratë dhe karrierën e Peshqve!

"Horoskopi 2020" - © Newsbomb.al (Ndalohet rreptësisht kopjimi)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13455104827881
array(1) { ["section"]=> string(121) "horoskopi-i-vitit-si-do-te-jene-financat-shendeti-dhe-dashuria-pergjate-2020-es-parashikimi-i-plote-per-cdo-shenje-190261" }