Një ngjarje horror raportohet këtë mëngjes nga Korça. Një person ka lyer veten me benzinë dhe është djegur i gjallë në korridorin e shtëpisë së tij, raporton newsbomb.al.
Paraprakisht u bë me dije, se si pasojë e asfiksisë janë në gjendje të rëndë për jetën edhe familjarët e tjerë që ndodheshin në banesë në ato momente por burimet bëjnë me dije se gjendja e familjarëve është stabilizuar. I vetëdjeguri është identifikuar si Olgert Miho, 34 vjeç. 34 vjeçari ndodhej në shtëpinë e ish-vjehrrës kur ka kryer aktin tragjik.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës, në afërsi të unazës. Priten informacione të tjera në vijim lidhur me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes që po hetohet nga policia.
POLICIA: Më datë 02.03.2017, në lagjen nr 18 në Korçë, rruga "Petraq Shomo" në një apartament,dyshohet se shtetasi O.M, është vetëdjegur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga të dhënat e para rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e ish-vjehrrës së tij.
Në këtë banesë (e cila është përfshirë nga flakët) ndodhej ish- vjehrra dhe ish- kunata e tij.Dy shtetaset e mësipërme u dërguan për kontroll/ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pa probleme për jetën.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.