Horror në Beograd, anëtari serb i një grupi kriminal pret fytin para trupit gjykues

Publikuar tek: rajon, më 10:39 21-11-2019 Horror në Beograd, anëtari serb i një grupi kriminal pret fytin para trupit gjykues Zoran Jeliciq

Serbia është tronditur së fundmi nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Gjykatën Speciale në Beograd.

Zoran Jeliciq ka prerë fytin e tij në tentativë vetëflijimi para të pranishmëve dhe trupës gjykuese, e cila do të jepte vendimin për grupin e Valjevës.

Mediat serbe raportojnë se Jeliciq para këtij akti iu drejtua trupit gjykues me fjalët: “Tani do të vras veten para të gjithëve”.

Ai nxori një objekt të mprehtë dhe preu fytin e tij, ndërsa u transportua menjëherë në spital, por ende nuk dihet asgjë për gjendjen e tij shëndetësore.

Jeliciq ishte anëtar i grupit kriminal Valjevo, i cili u shkatërrua në vitin 2009 gjatë një operacioni policie, ku u vunë në pranga edhe anëtarët e tjerë Milan Lazareviq, Zoran Jeliçiq, Milan Milijanoviq, Nebojsa Goloskoviq, Aleksandar Pavloviq, Dejan Velimiroviq, Mirko Lazareviq, Marko Milickoviq dhe Aleksandar Boskovi.

Ata akuzohen për vrasje, veprimtari kriminale, armëmbajtje pa leje, posedim të eksplozivëve, zhvatje dhe shkaktim të lehtë dhe dëmtime serioze trupore.

Zoran-Jelicic-alexa_620x0.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073509216308594
array(1) { ["section"]=> string(89) "horror-ne-beograd-anetari-serb-i-nje-grupi-kriminal-pret-fytin-para-trupit-gjykues-186663" }