Horror në Britani, zbardhen dëshmitë rrënqethëse: “Kam shkelur mbi trupa të copëtuar”

Publikuar tek: bota, më 09:21 23-05-2017 Horror në Britani, zbardhen dëshmitë rrënqethëse: “Kam shkelur mbi trupa të copëtuar”

Nata e mbrëmshme për britanikët do të jetë një e paharrueshme.

Tragjedia ndodhi në Manchester Arena, teksa këngëtarja e famshme Ariana Grande po performonte në një koncert madhështor, me 21 mijë persona, si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën 22 persona e 59 të tjerë janë plagosur. Fatmirësisht, mes tyre nuk ka shqiptarë.

Por, dëshmitë e para të të pranishmëve që kanë shpëtuar për mrekulli janë vërtetë rrënqethëse. Ata thonë se kanë parë tmerr me sy dhe skena horrori.

Abby Mullen nga Airdire, North Lanakshire tha: “Gjithçka ndodhi shumë shpejt, pas shpërthimit. Ajo që më ka mbetur në memorie janë lëkura dhe copa të trupave të njerëzve të vdekur. Nuk e di çfarë më kishte mbetur mbi flokët e mi. Nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhesha në një situatë të tillë”, tha i riu.

Mësohet se mes viktimave janë kryesisht të rinj e fëmijë, ndërsa autori i sulmit mendohet se ka mbetur i vdekur gjatë sulmit, shkruan dailymail.co.uk

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Masakra në koncert, Ariana Grande anulon turin dhe shkruan: Nuk kam fjalë!
Britania sërish në panik, alarm për bombë në avionin Dubai –Londër »
Article Logic
Execution time: 0.0093009471893311
array(1) { ["section"]=> string(87) "horror-ne-britani-zbardhen-deshmite-rrenqethese-kam-shkelur-mbi-trupa-te-copetuar-79631" }