Horror në FIER/ Mjekët të terrorizuar, nuk ndihmonin dot 3 të plagosurit, autori hyri me armë në spital për t’i vrarë (BRESHËRI TË SHTËNASH SI NË FILMA)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:43 31-08-2019 Horror në FIER/ Mjekët të terrorizuar, nuk ndihmonin dot 3 të plagosurit, autori hyri me armë në spital për t’i vrarë (BRESHËRI TË SHTËNASH SI NË FILMA) Forcat Speciale ne hyrje te Spitalit te Fierit

Një sherr banal i nisur në fshatin Levan të Fierit për pak sa nuk u kthye në tragjedi mbrëmjen e sotme, ndërsa të plagosur mbetën 3 persona.

Të lënduar nga sendet e forta nga sherri në Levan, anëtarët e një prej grupeve të konfliktuara shkojnë në ambientet e Spitalit të Fierit për të marrë ndihmën e parë, por pa e ditur se aty pas pak do të vinin dhe personat me të cilët u rrahën. Teksa mjekët përpiqeshin tu jepnin ndihmën e parë të plagosurve, 6 persona të tjerë vijnë nga Levani dhe nisin të zihen sërish me të plagosurit para Spitalit.

Të alarmuar mjekët nuk dinin kë të ndihmonin më parë, ndërsa jashtë vazhdonte sherri. Një polic i patrullës së përgjithshme i ndodhur në vendngjarje, u duk sikur do të normalizonte gjendjen por në fakt prezenca dhe paaftësia e tij gati sa nuk shkaktoi tragjedi, raporton newsbomb.al.

Një prej ‘të fortve’ i ardhur nga Levani shkëputet nga sherri, i merr armën nga brezi policit dhe futet në spital duke qëllluar me breshëri për të vrarë personat me të cilët ishte konfliktuar, që po mjekoheshin. Një situatë që i kalon skenarët e filmave po ndodhte përpara syve të mjekëve dhe infermierëve, të cilët të terrorizuar nuk gjenin vend ku të futeshin, ndërsa në dorë kishin pacientë të tjerë që s’kishin lidhje me sherrin por që rastësia i gjeti në vendin e gabuar dhe në kohën e gabua.

Autori duke qëlluar në nxitim e sipër, fatmirësisht nuk mundi të vriste asnjë prej personave me të cilët u konfliktua, vetëm plagosi lehtë në këmbë një prej tyre, raporton newsbomb.al. ‘I dalë huq’ ai lë në tokë armën që i kishte marrë policit të patrullës dhe largohet me shpejtësi nga spitali, bashkë me personat e tjerë me të cilët kishte ardhur nga Levani. Forcat e policisë së Fierit të njoftuara tashmë, arrijnë të ndalojnë autorin dhe një prej shokëve të tij, ndërsa mobilizohen dhe ngrenë pika kontrolli në të gjithë Fierin për të kapur agresorët e tjerë. /NEWSBOMB.AL



LEXO EDHE: DREJTORI I POLICISË FIER: AGRESORI I MORI PISTOLETËN NGA BREZI EFEKTIVIT DHE U FUT NË SPITAL PËR TË VRARË PERSONAT QË U KONFLIKTUA (VIDEO- BLINDOHET URGJENCA)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076320171356201
array(1) { ["section"]=> string(154) "horror-ne-fier-mjeket-te-terrorizuar-nuk-ndihmonin-dot-3-te-plagosurit-autori-hyri-me-arme-ne-spital-per-t-i-vrare-bresheri-te-shtenash-si-ne-filma-176886" }