Horror në Greqi/ Nuk i dha 200 euro, 20-vjeçari shqiptar vret pronarin e hotelit dhe më pas i djeg trupin me vodka (DETAJE)

Publikuar tek: rajon, më 10:10 01-12-2020 Horror në Greqi/ Nuk i dha 200 euro, 20-vjeçari shqiptar vret pronarin e hotelit dhe më pas i djeg trupin me vodka (DETAJE) Foto nga vendngjarja

Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vrarë pronarin e një hoteli në ishullin e Santorinit.

Mediat greke bëjnë me dije se 20-vjeçari qëlloi fillimisht me grushta pronarin e hotelit dhe më pas e lagu atë me vodka dhe i vuri zjarrin.

Mësohet se 20-vjeçari ka kryer këtë akt ekstrem pasi pronari i kishte borxh 200 euro që nga viti i kaluar dhe pikërisht kjo shumë parash u bë edhe shkak i kësaj ngjarje të rëndë.

Viktima është Nikos Halaris 69 vjeç, i cili u gjet nga policia i pajetë dhe i djegur në ambientet e hotelit.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më pare, ndërsa identifikimi i autorit është bërë nga vëzhgimi i kamerave nga ana e policisë.

20-vjeçari u pa në kamera teksa largohej nga vendngjarja pak minuta pas ngjarjes. Ai e ka pranuar ngjarjen duke thënë se 69-vjeçari i kishte borxh 200 euro.

Ajo që i ka bërë përshtypje policisë është se i riu shqiptar, identiteti të cilit nuk bëhet me dije, nuk kishte marrë orën e shtrejtë që kishte viktima në dorë, apo nuk kishte prekur kasafortën që kishte në hotel.

Ndër të tjera i riu është shprehur se nuk kishte për qëllim të grabiste, por kërkonte vetëm borxhin që i kishte pronari i hotelit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhomat e Specializuara në Hagë nxjerrin dosjen e plotë, 235 faqe ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
»
Article Logic
Execution time: 0.010730028152466
array(1) { ["section"]=> string(126) "horror-ne-greqi-nuk-i-dha-200-euro-20-vjecari-shqiptar-vret-pronarin-e-hotelit-dhe-me-pas-i-djeg-trupin-me-vodka-detaje-229748" }