Horror në Korçë: Djali lyen trupin e nënës me benzinë dhe i vë flakën

Publikuar tek: aktualitet, më 18:13 13-02-2017 Horror në Korçë: Djali lyen trupin e nënës me benzinë dhe i vë flakën

Një ngjarje korror ka ndodhur sot në Korçë ku 32 vjeçari ka djegur nënën e tij pas një konflikti për motive të dobëta, duke i hedhur benzinë në trup, raporton Newsbomb.al.

 Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Emiljan Tushini, 32 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”)

Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pasi më datë 13.02.2017, në lagjen nr 8 në Korçë, në banesë dyshohet se ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta me nënën e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit lëndë djegëse (benzinë) në trup dhe më pas i ka vënë flakën.

Për pasojë shtetasja Mimoza Sadikllari ka pësuar djegje trupore të shkallës së parë dhe të dytë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, si i dyshuar për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

16735582_10209033268090914_1796301934_o.jpg16731945_10209033267690904_472631113_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 19 vjeçari në Shkodër plagoset me thikë, policia ngre disa pika kontrolli
Pas lirimit nga gjykata, Shyti i “Hakmarrjes për drejtësi” letër Sali Berishës: Erdhi koha të paguash personalisht »
Article Logic
Execution time: 0.010960102081299
array(1) { ["section"]=> string(74) "horror-ne-korce-djali-lyen-trupin-e-nenes-me-benzine-dhe-i-ve-flaken-68602" }